Fjalët e pathëna të një bebi në barkun e nënës

Life style

Fjalët e pathëna të një bebi në barkun e nënës

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Të dua.
Shpresoj që ti ta dish këtë.
Por jam shumë i vogël për të ta thënë me fjalë.
Ndaj shpesh lotët më zbresin në faqe dhe ndonjëherë ndiej dhe lotët e tu kur të prek.
E di që ti shpesh vuan, por edhe unë vuaj për ty.
Ndoshta ndihemi njësoj?
Kur është errësirë përreth meje dhe fytyra jote më shfaqet para, ndihem i sigurt.
A e di ti këtë gjë?
Vetëm dua të ta them. 

Të dua.
Por ndoshta nuk mundem ta them me fjalë.
Ndaj i zgjas duart drejt teje, grindem dhe qaj kur ti nuk më mban më në krahët e tua.
Çdo gjë që dua dhe më jep ngrohtësi, është aroma jote.
Sepse ti ke aromën e të dy ne, njësoj sikur të ishim një.
Ti je e gjithë bota ime.
Je çdo gjë që kam nevojë.
Do doja të dija më shumë për ty para se unë të isha pjesë e jetës tënde, por tani jeta jote jemi “ne”.
Një ditë do të të them se sa shumë të dua. 

Të dua.
Kur ngre sytë e të shikoj, sapo shikimi yt prek timin, fokusi është vetëm aty.
Ndoshta, bashkë mund të ngadalësojmë kohën që vrapon.
Ta shijojmë këtë moment, sikur të ishte i fundit.
Njësoj sikur do të rritesha pas pak.
Do të doja që ky moment të zgjaste përgjithmonë.
Këto janë ditët tona. 

Të dua.
Kur më puth para se të më vësh në gjumë.
Kur është duke më zënë gjumi.
Kur ndiej frymëmarrjen tënde.
Dhe kur zgjohem, prapë duke të kërkuar ty.
E di që dhe ti je duke kërkuar vetveten.
Por mendoj që do ta gjejmë njëri-tjetrin.
E di që duket sikur është konstante dhe s’ka fund.
Por ti je konstantja ime.
Sepse këto di të të mbushura me asgjë, janë gjithçka për mua. 

Shumë shpejt koka ime nuk do të mbështetet në kraharorin tënd.
Shumë shpejt të qarat e mia do të kthehen në fjalë.
Duke të parë ty, buzët e mia fillojnë të lëvizin dhe të shprehin të vetmen ndjenjë që kam njohur ndonjëherë, me një zë krejt të ri.
Unë do të buzëqesh dhe do të them: “Edhe unë të dua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat