Fytyrën apo trupin? Kirurgu plastik: Ja çfarë dryshojnë më tepër shqiptarët!

Life style

Fytyrën apo trupin? Kirurgu plastik: Ja çfarë dryshojnë më tepër shqiptarët!

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:35
Ilustrim

Operacionet plastike në Shqipëri para pak vitesh konsideroheshin të rralla, të shtrenjta, dhe të rrezikshme. Për to flitej pak dhe ishin një luks që mund t’ia lejonin vetes vetëm pak persona. Por sot kjo gjë ka ndryshuar. “Dritarja e Doktorit” ishte pranë kirurgut plastik Dr. Fabio Fantozzi për të mësuar më tepër, por edhe për të kuptuar se cilat ndërhyrje kërkojnë më tepër shqiptarët.

“Sa i përket trajtimeve që ne kryejmë këtu në Tiranë, janë të gjitha trajtimet që janë elemente të kirurgjisë plastike dhe mjekësisë estetike. Mjekësia estetike ka të bëj me trajtimet botox, ose me acid hialuronik, ose trajtimet lipofiling, që është përdorimi i vetë dhjamit për të rimodeluar si fytyrën ashtu edhe trupin. Trajtime të tjera, janë edhe trajtimet për të cilat duhet përdorur salla e operacionit, për të kryer ndërhyrje në fytyrë ose në trupin e personit.

Kur jemi në fillimet e verës ndërhyrjet estetike të trupit janë më të shpeshta, si ndërhyrjet te vithet, rimodelimi i gjirit, pra çdo gjë që ka lidhje me trupin. Ndërsa sa më tepër i afrohemi dimrit shohim se pamja është ajo që është më e kërkuar, si ndërhyrjet në pjesën e syrit, hunda, lifting, çdo gjë që mund të përmirësoj estetikën e fytyrës.

Sa i përket kërkesave të ndryshimeve estetike ka një globalizim të kërkesës, pasi janë tepër të ngjashme kërkesat në Shqipëri me ato në Itali dhe Brazil, ku unë punoj. Ndryshimet mes ndërhyrjeve në fytyrë apo në trup janë pak a shumë të njëjta. Te ndryshimet estetike në trup, ato që mund të them se kërkohen më tepër janë rimodelimin e vitheve, gjoksit dhe rimodelimi i barkut, kryesisht te gratë që kanë lindur fëmijë”,-shprehet kirurgu plastik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat