Sa kohë mund të jetojmë pa gjumë?

Life style

Sa kohë mund të jetojmë pa gjumë?

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Koha më e gjatë e regjistruar  e qëndrimit pa fjetur është afërsisht 264 orë apo rreth 11 ditë rresht.

Megjithëse është ende e paqartë se sa saktësisht një person mund të qëndrojë pa gjumë, efektet e mungesës së gjumit janë shumë të dukshme. Pas 3-4 ditësh pa gjumë, studimet thonë se personi mund të fillojë të ketë halucinacione.

E nga kjo, mungesa e gjumit mund të shkaktojë: dëmtime në tru, nervozizëm, iluzione, paranojë dhe psikozë. Edhe pse vdekja nga mungesa e gjumit është e rrallë, kjo mund të ndodhë.

Qëndrimi 24 orë zgjuar mund mos të jetë shumë problematike për dikë, mirëpo, efektet e kësaj janë të menjëhershme dhe evidente.

Disa nga to janë: nervozizmi, vendimmarrjet e ngutshme, paragjykimi ndaj të tjerëve, probleme me shikim e dëgjim, tension të rritur të muskujve, dridhje e të tjera. Studiuesit që merren me këtë fushë thonë se gjendja rëndohet ende më tepër nëse pagjumësia kalon në 36 orë. Kjo shkakton probleme me oreks, temperaturë, stres të theksuar e lodhje ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat