Çfarë të bësh kur ai nuk të përgjigjet?

Life style

Çfarë të bësh kur ai nuk të përgjigjet?

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 08:16
Ilustrim

A nuk është gjenerata e re e ngjitur me telefonin? Epo të gjithë e dimë që përgjigja është po. Edhe raportet më shumë po zhvillohen me telefonin se sa fizikisht, por kjo është tjetër temë. Sot do flasim për rastet kur ai s’po të kthen përgjigje dhe ti rri me orë të tëra para telefonit duke pritur për një kthim mesazhi.

Çfarë të bëni në këtë rast, ua themi më tej…

Si fillim mos e stresoni veten. Mos u nxitoni të nxirrni menjëherë përfundime. Është i zënë, ose jo, kur të ketë mundësi ai do ju kthejë përgjigjë ndaj thjesht mos u panikosni pa arsye të mirëfilltë.

Telefonoje. Nëse nuk po e përballon dot panikun, bëji një telefonatë të thjeshtë dhe ja ku i dhe përgjigje gjithë pikëpyetjeve që ke në kokë.

Mundohu të kuptosh ku qëndron problemi. Nëse patët një zënkë ose ai thjeshtë ndaloi së përgjigjuri, shkruaji për ta pyetur nëse është mirë. Vetëm kaq, mos e bombardo me pyetje.

Jepi kohë. Mbase diçka po bluan dhe ai në mendje, ose thjeshtë është ca i zënë me punë. Jepi pak kohë.

Kujto që nuk është fundi i botës. Edhe çfarë se nuk të ktheu? Vazhdo me jetën tënde dhe me gjërat e tua, fundja po nuk qe i interesuar pse duhet ta vuash?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat