“E shtymë dasmën dy herë, por tani…”/ I penduar për sjelljen ndaj ish të fejuarës, 32-vjeçari zbulon shkakun pse ajo e braktisi

Life style

“E shtymë dasmën dy herë, por tani…”/ I penduar për sjelljen ndaj ish të fejuarës, 32-vjeçari zbulon shkakun pse ajo e braktisi

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:36
Ilustrim

Covid-19 u bë shkak që shumë çifte të shtynin datën e martesës si rrjedhojë e izolimit në shtëpi. Një 32-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun” se e fejuara e tij tashmë ka hequr dorë nga kurorëzimi i dashurisë së tyre në altar.

Kjo sepse ai nuk e mirëkuptoi dhe as e mbështeti kur prindërit e saj u divorcuan. 32-vjeçari tha se tani e fejuara ka hequr dorë prej tij, por ai dëshiron një shans të dytë.

Ja rrëfimi i plotë:

“E fejuara më ka braktisur, sepse nuk kam qenë shumë mbështetës kur prindërit e saj u ndanë. Ne do të ishim martuar vitin e kaluar, por na u desh ta shtynim dasmën për shkak të Covid.

Kur caktuam një datë të re, prindërit e saj u ndanë dhe kjo e shkatërroi marrëdhënien tonë.

Unë jam 32 vjeç dhe ajo 29 vjeç. Ajo e pëjetoi shumë keq lajmin se i ati e kishte tradhtuar të ëmën e saj. AI kishte krijuar një lidhje me një grua tjetër disa vite më parë. E ëma e përjetoi shumë keq klëtë të vërtetë të dhimbshme.

Ish-i im nisi të kalonte më shumë kohë me të ëmën sesa me mua dhe kjo ndikoi në marrëdhënien tonë. Kur nisa të ankohesha, ajo u largua, duke më akuzuar se nuk po e mbështesja në një moment të tillë delikat.

Ajo është fëmijë i vetëm, prandaj ka një lidhje të fortë me të dy prindërit. Tani, kur e mendoj, mund të kisha qenë më mirëkuptues. Do të doja që ajo ta merrte në konsideratë një rikthim, por ma ka bërë të qartë se nuk është më e interesuar.”.

“Dear Deidre” thotë:

“Më vjen keq, por meqë ish-i juaj e ka vendosur që marrëdhënia ka marrë fund, do të ishte mirë ta pranonit vendimin e saj dhe të mësonit nga kjo përvojë. Shtyrja e dasmës me siguri ka qenë një periudhë stresuese për të dy ju.

E fejuara juaj duket se është tronditur shumë nga ndarja e prindërve të saj, sepse kishte krijuar bindjen se ata kishin një marrëdhënie të mirë. Kjo në vetvete mund ta ketë bërë të pyesë veten nëse është gati të martohet me ju.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat