Një listë me pyetje që është mirë t'ja bëni njëri-tjetrit që në fillimet e lidhjes

Life style

Një listë me pyetje që është mirë t'ja bëni njëri-tjetrit që në fillimet e lidhjes

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Dëgjoni me vëmendje përgjigjen e tij dhe më pas jepni përgjigjet tuaja. Në fund të ditës, do ndiheni më mirë për raportin tuaj dhe do ta keni më të qartë çfarë duhet të përmirësoni në lidhje.

1.  Çfarë është diçka tek unë që të konfuzon dhe e ke të vështirë ta kuptosh? Do të doje të ta thoja arsyen që më çon të sillem në atë mënyrë?

2. Nëse dikush do të pyeste "Çfarë është gjëja më e mrekullueshme te partneri juaj, që ju bën ta doni më shumë?" Çfarë do të thoje?

3. Çfarë mund të bëj diçka - që tani nuk e bëj -, që do të bënte të ndiheshe më i vlerësuar?

4. Ekziston diçka që do të doje ta bënim si çift, ose ta bësh vetëm?

5. Cila do të ishte dita idale për ty, nga zgjimi në mëngjes deri tek rënia për të fjetur në darkë?

6. Si ndihesh kur të puth në publik? Kur të përqafoj në publik? Kur të them që të dua dhe të komplimentoj përpara njerëzve?

7. Në çfarë mënyre dhe në cilat vende do të pëlqente të të prekja? Në çfarë mënyre dhe në cilat vende NUK do të pëlqente të të prekja?

8. Cila është gjëja që do të doje që unë të kuptoja dhe pranoja tek ti?

9. Më thuaj diçka që unë e bëj shpesh dhe ty të bën të ndihesh i dashuruar dhe i vlerësuar.

10. Ekziston diçka që ti e do vërtet dhe nuk ma ke kërkuar ende, ose që unë nuk e kam kuptuar që e do?

11. Ekziston diçka që unë di të bëj dhe do të doje të ta mësoja?

12. Dëshiron të dëgjosh dy gjëra që i vlerësoj ose adhuroj tek ty? (Mendohuni mirë dhe thuajani partnerit, duke përmendur dhe arsyet pse të bëjnë të lumtur.)

13. Sa shpesh do të pëlqente të ta thoja fjalën 'Të dua'?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat