Punët që njerëzit pëlqejnë më shumë pas pandemisë

Life style

Punët që njerëzit pëlqejnë më shumë pas pandemisë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Një analizë e njoftimeve të saj të punës në SHBA që nga fillimi i pandemisë tregon se interesi i punëkërkuesve në sektorë të tillë si inxhinieria e ndërtimit dhe IT është rritur. Të dyja këto fusha patën gati 60% më shumë kërkime pune deri në fillim të tetorit 2021 krahasuar me 1 shkurtin e vitit të kaluar. Gjatë së njëjtës periudhë, kërkimet për punë në media e komunikim, si dhe në zhvillim programesh, u rritën me më shumë se 48%.

Nga ana tjetër, kërkimet për punë në fushat e kujdesit ndaj fëmijëve, si dhe të atyre që lidhen me përgatitjen e ushqimeve dhe me shërbimet, ranë përkatësisht me 15% dhe 18%, krahasuar me periudhën para pandemisë. Punët në pozicionet e kujdesit personal dhe të kujdesit shëndetësor në shtëpi humbën një të tretën e kërkimeve, ndërsa punët e ngarkimit dhe magazinimit rezultuan edhe më keq, duke regjistruar një rënie prej 40%.

Në të njëjtën kohë, njoftimet për punët e ngarkimit dhe magazinimit janë rritur më shumë se dyfish krahasuar me shkurtin e vitit 2021 – rritja më e lartë në të gjithë sektorët. Sektori i magazinimit nuk është i vetmi në vështirësi: shumë nga sektorët më pak të njohur kanë probleme për plotësimin e pozicioneve të lira në vazhdën e pandemisë.

Ky trend është tërësisht ndryshe nga ai i rikuperimit të fortë në njoftimet e punës. Krahasuar me pikën minimale të referimit të Indeed të datës 1 shkurt 2021, kompania raporton një rritje të konsiderueshme të vendeve të lira të punës në të gjitha tregjet e saj kryesore – në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Kanada dhe Australi.

Numri i vendeve të lira të punës, siç dëshmohet nga reklamat e punës në Indeed, është rritur krahasuar me nivelet para pandemisë deri në 81% në Australi dhe me më shumë se 50% në SHBA, ku njoftimet për të gjithë sektorët ishin mbi pikën minimale të referimit të 1 shkurtit.

Pagat dhe puna në distancë nxisin interesin e punëkërkuesve

Analiza e Indeed tregon se në SHBA, interesi i punëkërkuesve lidhej pozitivisht dhe në mënyrë domethënëse me pagat e reklamuara në njoftimet e punës dhe me mundësinë e kryerjes së punës në distancë. Siç thekson ekonomistja e faqes së punës Indeed, Ann Elizabeth Konkel, punëkërkuesit janë gjithmonë e më shumë në kërkim të pozicioneve që ofrojnë paga më të larta dhe ku puna në distancë është një opsion më i mundshëm.

Kjo mund të vijë edhe si pasojë e faktit që sektorët e profesioneve si inxhinieria e ndërtimit dhe IT dihet se mirëpresin ata që duan të ndërrojnë karrierë, duke ofruar kurse rikualifikimi për punëkërkuesit pa kualifikime të mëparshme. Tendenca e ish-punonjësve të industrisë hoteliere dhe të udhëtimeve për t’iu drejtuar IT-së dhe roleve të ngjashme, që nga fillimi i pandemisë, është e mirë-dokumentuar.

Çfarë kanë të përbashkët punët në ngarkim dhe magazinim, në kujdesin personal dhe atë shëndetësor në shtëpi, si dhe punët në kujdesin për fëmijët? Ato janë më pak të mirëpaguara dhe nuk janë punë që mund të kryhen në distancë – dhe shifrat tregojnë se të gjithë këta sektorë janë në kërkim të stafit, mbi nivelet mesatare.

Megjithatë, ekziston një kufi i natyrshëm se sa shumë punëdhënësit – për shembull në prodhim, logjistikë ose restorante – mund të manovrojnë për të përmbushur preferencat e punëkërkuesve për punë nga shtëpia.

Sipas një analize nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER), vetëm 37% e punëve në SHBA mund të bëhen realisht nga shtëpia.

Në sektorë ku kёrkohet në mënyrë të pashmangshme prezenca fizike e punonjёsve, rritja e pagave dhe stimujt e tjerë janë e vetmja levë për të tërhequr më shumë aplikantë, thotë Konkel nga Indeed. Edhe kjo mund të jetë thjesht një zgjidhje e përkohshme: studimi i NBER zbulon se punёt që mund tё kryhen nga shtëpia, zakonisht kanë paga më të larta sesa punët qё kryhen me prezencёn fizike tё punonjёsve. Ajo pjesё prej 37% e pozicioneve që mund të kryhen nё distancë përbëjnë 46% të të gjitha pagave në SHBA.

Një çështje globale

Ka gjithashtu implikime shumë më të gjera nga këto gjetje. NBER sugjeron se marrëdhënia pozitive midis niveleve të të ardhurave dhe pjesës së vendeve të punës nga shtëpia, ekziston edhe nё nivel ndërkombëtar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat