Kujdesi për flokët gjatë dimrit

Life style

Kujdesi për flokët gjatë dimrit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Dimri po që është armiku më i madh e flokëtve!

harja, elektriciteti janë pasojat e të ftohtit në flokë. Këshilla dhe truket e stilistëve për t’u kujdesur për flokët tuaj në mënyrën e duhur janë disa.

I ftohti dhe flokët nuk shkojnë mirë me njëri tjetrin: nëse në verë është kripa, dielli dhe klori që i vë në vështirësi, në dimër është termometri në rënie të lirë që shkakton probleme për flokët.

Ndryshimet e temperaturës, kur kalojnë nga një mjedis i jashtëm në një ambient të brendshëm të nxehtë, vihen nën presion edhe nga flokët, pluhuri i imët dhe lagështia.

Efektet e të ftohtit në lëkurën e kokës

Lëkura e kokës reagon ndaj të ftohtit njësoj si lëkura: ka tendencë të thahet për shkak të mungesës së lipideve dhe ujit, dhe rrjedhimisht shkon në tharje të pashmangshme”, shpjegon Antonio Fantini, pronar i sallonit Steve Total Beauty në Milano.

“Lipidet, në fakt, përfaqësojnë një mbrojtje themelore për flokët, sepse ato janë ngjitësit që mbajnë së bashku shtresat qelizore. Kur mungojnë, lëkura e kokës rripet”, vijon eksperti.

Hapat e rutinës së flokëve në dimër:

Trajtimet në parukeri nuk mjaftojnë, edhe në shtëpi duhet të jeni konstante, që të mos e hidhni poshtë punën e bërë në sallon.

“Pas shampos, është gjithmonë thelbësore përdorimi i balsamit, ndërsa një herë në javë një maskë hidratuese nuk duhet të mungojë kurrë në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve”, sugjeron Fantini.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat