Mbathni këpucë, por këmbët ju rrinë akull, ja një truk i thjeshtë për ju

Life style

Mbathni këpucë, por këmbët ju rrinë akull, ja një truk i thjeshtë për ju

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Është dimër dhe jashtë po bëhet gjithnjë e më ftohtë. Këto temperatura të ulëta mund t’ju bëjnë të ndieni sikur po ju ngrijnë duart apo këmbët.

Prandaj, është mirë që ta shmangni, sepse këmbë të ftohta do të thotë që mund të sëmureni dhe kjo gjë nuk është fare mirë tani që kemi virusin nëpër këmbë. Gjithçka që ju duhet për këtë hile është materiali izolues. Për shembull, mund të përdorni një batanije të thjeshtë izolimi (që e gjeni në dyqane) ose ndonjë material tjetër izolues që zgjidhni vetë. Më pas merrni këpucët tuaja dhe futni copën e izolimit.

Si ta bëni?

Vizatojeni formën e këpucës te batanija ose te çfarëdo materiali izolues që keni marrë. Prijini këto forma dhe pastaj futini poshtë tabanit të brendshëm. Ju do të vini re se kjo shtresë izolimi parandalon ftohjen të depërtojë te këmbët tuaja. Shtresa izoluese parandalon edhe largimin e nxehtësisë.

Rezultati? Ju do të keni këmbët e ngrohta edhe kur bëni një shëtitje të gjatë dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat