“Edukojini djemtë të jenë të mbarë. Mësojini femrat të jenë të forta“

Life style

“Edukojini djemtë të jenë të mbarë. Mësojini femrat të jenë të forta“

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Fjalët e mëposhtme janë shkëputur prej faqes “Love What Matters” (Është dashuria ajo që ka rëndësi), nga Billy Flynn, i cili duke iu referuar kujdesit për ish bashkëshorten e tij, jep dhe një mesazh mjaft tërëndësishëm për çdo prind.

“Sot është ditëlindja e ish gruas sime, kështu që jam zgjuar herët, kam blerë lule, çokollata, një dhuratënga ana e fëmijëve, si dhe i kam ndihmuar ata t’i përgatisin mëngjesin. Si gjithmonë, më kanë pyetur edhe sot plot të njohur se pse e bëj këtë gjë, kur nuk kemi më raporte bashkë. 

Kjo pyetje më acaron shumë nervat, por jam munduar t’ua shpjegoj të gjithëve me qetësi. Jam duke rritur dy fëmijë të vegjël dhe shembulli që i jap me nënën e tyre, do të ndikojë në mënyrën se si ata do i shohin dhe do t’i trajtojnë femrat në të ardhmen, si dhe në perceptimin e tyre për dashurinë. Mendoj se kjo vlen më tepër, se sa fakti që jam ndarë me nënën e tyre. 

Ndaj, nëse nuk jeni duke i dhënë shembuj të mirë fëmijëve tuaj mbi faktin se si duhet të sillen në njëmarrëdhënie, filloni të përpiqeni nga pak. Jini një model për ta. Kjo është diçka mjaft e rëndësishme. Edukojini djemtë të jenëtë mbarë. Mësojini femrat të jenë të forta. Ju lutem, bota ka nevojë për ta, tashmëmë tepër se kurrë”. – Billy Flynn

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat