Disa sjellje në çift që janë lajmëtare të divorcit

Life style

Disa sjellje në çift që janë lajmëtare të divorcit

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Të jesh në gjendje të njohësh shenjat e problemeve në martesën tuaj, do t’ua bëjë më të lehtë korigjimin në kohë të tyre dhe parandalimin e ndonjë divorci të mundshëm. Psikologët thonë se këto 4 sjellje mes çiftit janë shenjat paralajmëruese të divorcit:

• Shprehja e emocioneve negative: Ndarja e emocioneve, të mira apo të këqija qofshin ato, është shumë e rëndësishme në marrëdhënien në çift. Por nëse ndonjëri prej jush ndan vetëm emocione negative ndaj tjetrit deri sa çon në zemërim e acarim do të thotë se jeni të mbushur me energji negative dhe marrëdhënia juaj nuk po shkon siç duhet.

• Mungesa e komunikimit: Është një nga treguesit e parë që tregon se gjërat nuk po shkojnë aq mirë. Komunikimi i hapur, i sinqertë, me respekt është jetik për çdo marrëdhënie. Injorimi i komunikimit me bashkëshortin,-en dhe menjanimi i komunikimit për të bërë gjëra të tjera si për të parë TV apo për të kontrolluar telefonin do të thotë se në marrëdhënien tuaj diçka nuk shkon. Nëse keni kaluar disa javë ose edhe ditë pa bërë një bisedë të rëndësishme, është koha të bëni një përpjekje. Marrëdhënia juaj mund të jetë drejt krisjes.

• Zvogëlimi i dashurisë: Faza e “ të sapomartuarve” rrallë të zgjasë përgjithmonë, por çiftet duhet të dinë të dhurojnë dhe të marrin dashuri gjatë gjithë jetesës në çift. Nëse vini re që nuk keni më dashuri dhe vëmendje do të thotë se diçka nuk shkon në martesën tuaj.

• Zënkat e shpeshta: Sipas një hulumtimi të kryer nga Departamenti i Psikologjisë në University of Ëashington, 83% e divorceve vinin si pasojë e zënkave të shumta. Një martesë pa komunikim, pa reagim, pa dashuri dhe me zënka të vazhdueshme paralajmëron për një divorc.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat