Bëni shampo për larje të thatë të flokëve nga përbërësit të cilët i keni në shtëpi!

Life style

Bëni shampo për larje të thatë të flokëve nga përbërësit të cilët i keni në shtëpi!

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Ekzistojnë ato ditë kur thjesht nuk arrini t’i lani flokët, koka ju është e yndyrshme, andaj ndodheni në situatë të palakmueshme

Gjithsesi, nuk është e shëndetshme t’i lani flokët çdo ditë, ndërkaq disa femra kanë problem me lëkur të yndyrshme të kokës pas vetëm një dite.

Përbërësit të cilët ju nevojiten për shampo për larje të thatë të flokëve i keni në kuzhinën tuaj.

Shampo e thatë për flokë të errëta:

▪ 30 gramë qull misri,
▪ 30 gramë kakao pluhur,
▪ 10 gramë kanellë,
▪ 2 pika vaj esencial.

Shampo e thatë për flokë të shndritshme:

▪ 60 gramë qull misri,
▪ 10 gramë kanellë,
▪ 2 pika vaj esencial.

Si të përdorni shamponët e këtillë:

Përzieni përbërësit dhe vendosni në një shishe të pastër. Qitni nëpër flokë dhe krihni.

Ndani flokët dhe përsëriteni procedurën. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat