Nëse mendon se s'e harron dot ish-in, nuk e ke ndjekur këto këshilla

Life style

Nëse mendon se s'e harron dot ish-in, nuk e ke ndjekur këto këshilla

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Ndërprisni kontaktet.

Të mbani ende kontakt me të thjesht të mban të ngecur në të shkuarën, kështu që të paktën në fillim, ndërprisni çdo komunikim: hiqeni nga shokët në Facebook, nga Viber, Ëhats App, Skype dhe zhdukni emrin e tij nga celulari juaj. Nëse keni shokë të përbashkët, ndërpritini marrëdhëniet përkohësisht edhe me ta, sa të kalojë pjesa e vështirë.

Udhëtoni në një vend të mrekullueshëm.

Udhëtoni në një vend që është komplet i ndryshëm nga vendi ku jetoni. Nëse jetoni në një qytet të zhurmshëm, shkoni diku në një fshat të qetë dhe nëse jetoni në në qytet të vogël e të qetë, shkoni në një vend të zhurmshëm. Buxheti nuk jua lejon? Të paktën rrini në një pjesë të qytetit që nuk e keni frekuentuar më parë. Me gjithë stimulimet e reja nuk do keni kohë të mendoni për të shkuarën.

Kënaqeni veten.

Një nga të këqijat më të mëdha të një ndarjeje: mungesa e seksit. Qëndroni larg shkretëtirës duke u argëtuar me lodrat e seksit. Mund të të japë edhe më shumë kënaqësi se ishi yt. Nuk i dihet.

Hani më shumë sallatë.

Imazhi ikonik i post-ndarjes është vajza me tuta, e ulur në kolltuk, me telekomandë në dorë dhe me një kovë me akullore përpara. Do ta kaloni më shpejt këtë gjendje nëse hani shëndetshëm dhe shtoni stërvitjen tuaj. Kur ndihesh mirë për pamjen e jashtme, do fillosh të ndihesh më mirë edhe përbrenda.

Tregoni trupin.

Hiqini rrobat e ngushëllimit pas ndarjes dhe nxirrni ato që ju bëjnë të dukeni edhe më sexy. Një palë taka të bukura, një minifund ose edhe një buzëkuq i flaktë. Çdo shikim që do të marrësh do të jetë një përforcues vetbesimi. Oh, edhe nëse nuk keni ndërmend të kaloni në aktivitete të tjera, vishni ato të brendshmet super sexy me tantellë. Bëjani qejfin vetes.

Rezervoni një masazh.

Përkujdesja e zhvendos fokusin tek ty në vend të lidhjes. Masazhi, manikyri apo trajtimet e tjera të bëjnë të ndihesh dhe të dukesh fantastike.

Shtiru deri sa ta arrish.

Na besoni për këtë. Edhe nëse ende nuk e keni harruar, silluni sikur e keni harruar...në një pikë të caktuar do të realizohet. Shkoni në party dhe flirtoni me ata që ju pëlqejnë, pas njëfarë kohe do të kuptoni se nuk po shtireni sikur po argëtoheni, por në fakt po kënaqeni vërtet.

Mbajeni veten të zënë. Punoni shumë!

Një nga gjërat e vështira të ndarjes është mospasja e një shoku për të kaluar çdo ditë ose natë të javës. Për të zënë këtë hapsirë, bëni plane: organizoni mbëmje me shoqet tuaja ose filloni një hobi të ri. Një kurs fotografie, kërcimi, joga ose edhe punë vullnetare.

Mos e pengoni veten që të qani.

Lini mjaftueshëm hapsirë për ato netët e pakta kur qëndroni në shtëpi dhe reflektoi mbi një lidhje të humbur. Jepini vetes një orë ose dy që të nxirrni atë çka keni brenda sepse kjo ju ndihmon të shëroheni. Thjesht sigurohuni që ta mbyllni me diçka të mirë, si një banjë me shumë flluska ose një film komedi.

Ndizni kompjuterin.

Miqtë tuaj mund të jenë mënyrë shumë e mirë për të harruar ishin tuaj, por mos i ngarkoni shumë edhe ata. Kur filloni të ndiheni keq, shkruani në një ditar apo e-mail-e për të që nuk do t’i çoni kurrë. KURRË.

Pastroni jetën tuaj.

Hidhini sendet e tij të tualetit. Dërgojini me dikë tjetër rrobat që ai ka lënë në shtëpinë tuaj dhe mblidhini të gjitha dhuratat në një kuti. Mos i hidhni menjëherë sepse mund të pendoheni më vonë. Si dhe bëni një pastrim të përgjithshëm. Do t’ju ndihmojë të pastroni edhe mendjen si dhe të bëni hapsirë për gjërat e reja.

Shiheni realitetin në sy.

Shumë femra kanë tendencën të idealizojnë ose t’i demonizojnë ish-partnerët e tyre. Nëse fokusoheni në faktin se ai ishte një plehrë, thjesht do të mërziteni më shumë. Nëse kujtoni vetëm sa i mirë ishte, asnjë mashkull tjetër nuk do të arrijë në nivelin e tij. Prandaj bëni inventarin. Bëni një listë të të këqijave dhe të mirave që ai kishte si partneri juaj.

Filloni të shihni për njerëz të rinj.

Daljet për të kërcyer apo për të flirtuar funksionojnë si rritës vetvlerësimi. Kur vjen puna për të dalë në një takim me dikë tjetër, thjesht jini të sigurta se jeni gati dhe se do të argëtoheni. Që domthenë nuk do ta merrni personale nëse gjërat mes jush nuk ecin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat