Kërkimi i lumturisë na bën të palumtur

Life style

Kërkimi i lumturisë na bën të palumtur

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 06:45
Ilustrim

Të gjithë njerëzit kërkojnë të ndihen të lumtur, por të arrish gjendjen e lumturisë merr kohë dhe përkushtim. Sipas hulumtimeve është zbuluar se personat që ndjekin lumturinë shpeshherë ndihen sikur nuk kanë shumë kohë dhe kjo në një lloj mënyrë i bën ata të palumtur.

Aekyoung Kim nga Universiteti Rtugers dhe Sam Maglio nga Universiteti i Torontos e kanë analizuar këtë efekt përmes eksperimenteve të ndryshme dhe i kanë publikuar rezultatet e tyre në revistën ‘Psychonomic Bulletin & Review’.

Kim dhe Maglio gjithsej kanë kryer katër studime për të parë se si kërkimi i lumturisë ndikon në perceptimin e kohës te njerëzit. Ky kërkim ka shkaktuar që personat ta mendojnë kohën si diçka të limituar.

Në studime, pjesëmarrësve iu është kërkuar t’i listojnë gjërat që i bëjnë të lumtur ose të përpiqen ta bëjnë veten të ndihen të lumtur gjatë kohës kur kanë shikuar një film të mërzitshëm rreth ndërtimit të urave – rrjedhimisht e kanë demonstruar lumturinë si një qëllim që duhet ndjekur.

Pjesëmarrësve të tjerë iu është kërkuar ta mendojnë lumturinë si një qëllim që e kanë arritur, dhe në vend që të shikonin filma me ura, ata kanë shikuar filma komedi dhe i kanë listuar vetëm gjërat që i kanë bërë ata të ndihen të lumtur.

Rezultatet e hulumtuesve kanë treguar se perceptimi i një personi për kohën si diçka e limituar ndikohet nga kërkimi i tyre i lumturisë (i cili shpeshherë është i pa arritshëm).

Por, ndjesia se koha është diçka e pamjaftueshme zbutej për pjesëmarrësit të cilët vazhdimisht mendonin se e kanë arritur qëllimin e tyre për të qenë të lumtur në ndonjë shkallë të caktuar

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat