Toleranca ndaj dhimbjes

Life style

Toleranca ndaj dhimbjes

Nga: Rudina Koromani Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:27
Ilustrim

Pse disa persona durojnë më shumë dhimbje se disa të tjerë? Pse disa kanë Mbindjeshmëri ekstreme?

Toleranca ndaj dhimbjes së një personi i referohet faktit se sa dhimbje mund të përballojë në mënyrë të arsyeshme.

Disa njerëz kanë një tolerancë shumë më të lartë ndaj dhimbjes se të tjerët.

Dhimbja është përgjigja natyrale e trupit ndaj stimujve të pakëndshëm që ndjen nga mjedisi ose gjetkë. Njerëzit me tolerancë të lartë ndaj dhimbjes mund të mos ndjejnë disa ndjesi aq të dhimbshme sa të tjerët.

Toleranca ndaj dhimbjes luan një rol në disa kushte të dhimbjes kronike, siç është fibromialgjia. Mund të ketë gjithashtu disa mënyra për të rritur tolerancën ndaj dhimbjes për njerëzit, toleranca e të cilëve është shumë e ulët.

Çfarë ndikon në tolerancën e lartë ndaj dhimbjes?

Gjenet psh luajnë një rol në deri në 60% të përgjigjeve ndaj të ftohtit që çojnë në dhimbje.

Mosha mund të ndikojë në disa përvoja të dhimbjes. Si një shembull i thjeshtë, një fëmijë i vogël ka një tolerancë shumë më të ulët ndaj dhimbjes sesa një i rritur.

Seksi. Një studim i vitit 2016, shënon se dhimbja mund të jetë më e ndryshueshme tek femrat që kanë tendencë të raportojnë një ndjeshmëri të shtuar ndaj dhimbjes. Një sërë faktorësh të tjerë, si hormonet, ndryshimet fizike dhe neuronale te meshkujt dhe femrat, si dhe faktorët social duket se ndikojnë në këtë ndryshim.

Pritja e dhimbjes luan një rol në mënyrën se si njerëzit ndiejnë dhimbjen. Një person që pret dhimbje më të madhe mund të ndjejë dhimbje më intensive kur të arrijë.

Eksperiencimi i një personi me një lloj dhimbjeje mund të formojnë mënyra se si ata e përjetojnë dhimbjen në të ardhmen.

Temperatura është një shembull i këtij fakti. Duke kaluar në një klimë shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë, një person mund t'i ndiejë këto ekstreme të temperaturës në një mënyrë të ashpër. Pasi të kenë jetuar në këto kushte për një kohë të gjatë, ata ka të ngjarë të përshtaten me këto temperatura.

Përvojat e kaluara. Nëse një person kujton një përvojë të dhimbshme, ai mund të presë një dhimbje të ngjashme në të ardhmen, duke e bërë përvojën më të dhimbshme nëse përsëritet.

Çështjet e shëndetit mendor Disa njerëz me probleme të shëndetit mendor, si depresioni dhe ankthi, mund të përjetojnë më shumë ndjenja dhimbjeje.

Sëmundjet kronike që shkaktojnë dhimbje mund të çojnë gjithashtu në një lloj mbindjeshmërie. Njerëzit me dhimbje kronike mund të bëhen shumë të ndjeshëm ndaj atij lloji të dhimbjes, duke reduktuar efektivisht tolerancën e tyre ndaj dhimbjes.

Disa faktorë të tjerë mund të ndërveprojnë me mënyrën se si trupi ndjen dhimbje. Kjo mund të përfshijë barnat që merr një person, mungesën e rëndë të gjumit ose pagjumësinë, ose zgjedhjet e stilit të jetesës.

Një person me tolerancë të lartë ndaj dhimbjes mund të përballet me më shumë dhimbje sesa një person me një tolerancë mesatare ose të ulët ndaj dhimbjes.

Toleranca ndaj dhimbjes mund të rritet përmes ushtrimeve aerobike, stervitjeve qe rrisin rezistencën, joga, biofedback( ndërgjegjësimin e trupit dhe mendjes ndaj reagime të dhimbjes).

Vokalizimi OU, Aaaaaaa

Vokalizimet e thjeshta, të tilla si të bërtasësh "OU" ose të bësh zhurmë kur lëndohen, mund të jenë pjesë e një përgjigjeje natyrale ndaj dhimbjes që ndihmojnë dhimbjen të durojet në një farë mase. Një studim në "Journal of Pain" zbuloi se duke thënë "OU" pasi futeshin në ujë të ftohtë, subjektet raportuan tolerancë më të lartë ndaj dhimbjes, që do të thotë se personat mund ta përballonin ujin e ftohtë më gjatë….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat