​13 shprehitë efikase të komunikimit që duhet t’i kenë liderët

Life style

​13 shprehitë efikase të komunikimit që duhet t’i kenë liderët

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Udhëheqësit janë atë të cilët e mbajnë barrë më shumë mbi supe. Kjo do të thotë që kur udhëheqësit nuk janë të mirë, as punonjësit nuk do të jenë në lartësinë e duhur, për shkak se do të jenë brenda një hapësirë që ka shumë rrugë dhe nuk e dinë se nga e cila duhet ta fillojnë. Prandaj, pa një udhëheqës të mirë i cili është i shkëlqyer në komunikim për të biseduar, për të ndarë ide ose për të zgjidhur mosmarrëveshje, edhe punonjësi shembullor nuk do të jetë në gjendje ta tregojë maksimumin e tij.

Andaj, Akademi Pune sjellë 13 shprehi që komunikuesit e zotë duhet t’i kultivojnë për të pasur sukses gjatë karrierës së tyre. Edhe nëse nuk e shihni veten si komunikues të lindur, mos u brengosni! Praktikimi dhe zhvillimi i zakoneve mund t’i lartësojnë aftësitë dhe t’jua rrisnin vetëbesimin me kalimin e kohës.

Ruajtja e kontaktit me sy

Kur liderët flasin me kolegët dhe anëtarët e ekipit, duhet të kenë kontakte me sy gjatë diskutimeve. Kur e shikoni dikë në sy, kjo tregon që po i jepni vëmendje bisedës dhe ndihmon që ta zhvilloni kontaktin me sy. Cili është përfitimi tjetër i kontaktit me sy? Lideri që bën shikime me sy tregon më shumë vetëbesim duke i bërë punonjësit që të besojnë më shumë në të.

Mendoni gjuhën e trupit

Shumë liderë e harrojnë gjuhën e tyre të trupit kur komunikojnë. Për shembull, një udhëheqës i cili kalon me duar të kryqëzuara kur flet me anëtarët e tjerë të ekipit mund të mos duket i hapur ndaj ideve të reja.

Për të mësuar më shumë në lidhje me gjuhen e trupit lexoni artikullin: 7 shenjat e gjuhës së trupit të cilat ju ndihmojnë të keni sukses në karrierë

Ndërtimi i besimit me kolegët

Suksesin e liderëve e ndërtojnë shumë gjëra të, por një është themeli i një udhëheqjeje të suksesshme dhe ky është besimi. Për këtë liderët duhet t’i përputhin sjelljet e tyre me fjalët. Nëse ka shpërputhje në mes të fjalëve dhe veprave, atëherë do të jetë e vështirë për të besuar në ta. E nëse kjo ndodhë, udhëheqësit duhet menjëherë të marrin masa. Mënyra më e mirë për liderët është vetëm të komunikojnë rreth çështjeve të veçanta, kur janë të sigurt që shprehitë e tyre përputhen me mesazhin e komunikuar.

Thjeshtësimi i çështjeve të ndërlikuara

Anëtarët e ekipit mund të marrin informata të vazhdueshme nga burime të ndryshme, duke e bërë më të vështirë që të ndiqet komunikimi. Për ta nxitur efikasitetin e komunikimit, liderët duhet që ta thjeshtëzojnë mesazhin. Ata liderë që arrijnë ta bëjnë shumë të kuptueshëm një strategji shumë komplekse, bën që të ketë shumë më komunikim të duhur brenda kompanisë. Kur komunikojnë me anëtarët e grupit është mirë që të largohen termat teknikë, në mënyrë që mesazhi të kuptohet dhe të arrihet si i pastër.

Gjeni zërin e duhur

Udhëheqësit duhet ta gjejnë një gjuhë e cila i përfaqëson. Vlerat e tyre duhet të reflektohen në komunikim. Edhe pse disa udhëheqës mendojnë dhe e përdorin një zë më elokuent, më mirë është që të përdoret një gjuhë më e thjeshtë. Përdorimi i kësaj gjuhe dhe gramatika e mirë, krijojnë një mesazh origjinal ndaj të cilit ekipi reagon pozitivisht. Mënyra më e mirë për ta ditur që komunikimi është efektiv është kur vetë anëtarët fillojnë që t’i përdorin ato fraza.

Bëhuni të dukshëm

Liderët e mirë duhet të jenë në lëvizje, të bashkëveprojnë me anëtarët e ekipit dhe jo të rrinë prapa kompjuterit të tyre gjatë gjithë kohës. Mbase komunikimi me shkrim mund të mos mungojë, por nuk është i njëjtë si ai ballë për ballë. Duke pasur bashkëveprim gjatë gjithë kohës, i len punonjësve të kuptojnë që liderët janë të interesuar për ta dhe dëshirojnë që të ndërtojnë lidhje me ta. E kjo i bën ata të jenë më të motivuar për objektivat e punës.

Nxitja e komunikimit gjatë kohës së ndryshimeve

Nëse një organizatë është e zënë duke u ristrukturuar mund të jetë shumë ndihmëse nëse lideri kërkon nga punonjësit “feedback”, duke përfshirë pyetje dhe komente në lidhje me procesin e ristrukturimit. Ata mund t’i përdorin këto informacione për të zhvilluar rrugë për t’i adresuar çështjet e punonjësve. Këta të fundit, do t’i vlerësojnë mundësitë për t’u dëgjuar dhe të jenë në rrjedha me procesin e strukturimit të kompanisë.

Të qenit grumbullues

Që liderët t’i kuptojnë çështjet e punonjësve të tyre duhet t’i vëzhgojnë me sytë e tyre dhe të dëgjojnë me veshtë e tyre. Komunikimi efikas është komunikim dyanësh. Kur ata bëjnë pyetje duhet të ndalen t’i dëgjojnë përgjigjet dhe të bëjnë pyetje shtesë në mënyrë që t’i sqarojnë të gjitha pikat interesante. Kur praktikohet dëgjimi aktiv, punonjësit do të ndihen më të respektuar dhe të dëgjuar, gjë që do ta lehtësojë procesin e vendimmarrjes.

Përshtatja e mesazhit

Lideri i mirë e përshtat mesazhin e tij me audiencën. Kompanisë i duhet një lider i cili mund t’i motivojë punonjësit e tij. Duke i dhënë një qasje të përshtatshme të komunikimit dhe duke e udhëhequr atë me efikasitet është themelore dhe komunikim i fortë për ekipin.

Komunikim i qartë i qëllimeve dhe i detyrave

Çfarë duhet të bëjnë tjetër liderët? Ata krijojnë udhëzimi dhe drejtime për ekipin e tij. Për të qenë efektive në komunikimin e qëllimeve dhe detyrave, liderët duhet të komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qartë. Ata duhet t’i ndajnë pritshmëritë e tyre për t’u siguruar që ekipet e tyre e dinë se çfarë duan. Kështu që, në mënyrë që të sigurohen që e gjithë ekipi po e kupton mesazhin e liderit të tyre, ata duhet të përdorin metoda të ndryshme komunikimi. Për shembull, ata e shpjegojnë në një takim projektin dhe objektivat e tij, mirëpo më pas shkruajnë edhe email duke dhënë detaje të tjera.

Lidhja me të gjitha nivelet e kompanisë/organizatës

Për të qenë një komunikues efikas, një lider duhet të lidhet me anëtarët e të gjitha nivele të kompanisë. Kur lideri komunikon drejtpërdrejt me të gjitha nivelet e stafit, ata sigurohen që janë të hapur të ndajnë mesazhe në të gjithë kompaninë.

Të jenë transparentë

Liderët nganjëherë i shmangin diskutimet e situatave të vështira me ekipet e tyre, sidomos kur nuk janë të sigurt se si duhet të përgjigjen. Shembujt e sfidave si rezultatet e financave dhe gabimet e menaxhimit mund të jenë zhgënjyese. Disa udhëheqës zgjedhin të mos komunikojnë në lidhje me këto çështje me ekipet e tyre dhe, kjo rezulton në humbjen e sigurisë dhe besimit në ta. Në vend të kësaj, liderët duhet të jenë të hapur me anëtarët e skuadrës së tyre rreth situatave të vështira.

Është njerëzore që nganjëherë të mos dini të përgjigjeni, prandaj, pranojeni këtë kur ju bëjnë ndonjë pyetje dhe tregoni që do ta merrni informacionin e duhur sa më shpejt që të jetë e mundur! Grupi do ta vlerësojë sinqeritetin dhe do t’ju respektojnë edhe më shumë, kur të jeni kaq të hapur.

Komunikimi me energji pozitive

A e dini që energjinë e fuqishme që kanë liderët mund ta transmetojnë të ekipi i tyre? Anëtarët e skuadrës duan më shumë se gjithçka tjetër ta dëgjojnë një lider që ka entuziazëm. Për shembull, nëse ekipi ende nuk i ka plotësuar objektivat, por lideri i tyre flet në mënyrë pozitive me progresin që kanë bërë, kjo do t’i shtyjë ata që punojnë më shumë dhe t’i arrijnë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat