Njerëzit janë më të lumtur kur flenë me qenin e tyre sesa me partnerin

Life style

Njerëzit janë më të lumtur kur flenë me qenin e tyre sesa me partnerin

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 10:35
Ilustrim

Të fjeturit pranë partnerit,  shtrënguar e përqafuar nuk është gjithmonë diçka që siguron rehatinë e nevojshme gjatë natës.

Studimi i ri nga You.gov tregon se jo të gjithë janë të lumtur të flenë pranë partnerit të tyre.

Sado e çuditshme t’ju duket, kafshët janë më komode kur vjen puna tek ndarja e gjumit.

Sipas këtij studimi 1 në 4 njerëz do të preferonin më shumë të kishin afër qenin e tyre sesa partnerin çdo natë.

Kafshët shtëpiake janë më të menaxhueshme për t’u rrokullisur nëse keni nevojë për më shumë hapësirë për këmbët, për t’u mbuluar me jorgan dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për t’ju marrë batanijen gjatë natës nëse kanë ftohtë. Plus nuk do kundërshtojnë nëse do t’i nxirrni nga krevati fare.

Kafshët shtëpiake gjithashtu ndikojnë në uljen e hormoneve tona të stresit, kështu që ky është një faktor tjetër se përse njerëzit ndihen komod me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat