Si ta përballoni trishtimin nëse janë festat e para që kaloni pa një nga njerëzit tuaj të zemrës

Life style

Si ta përballoni trishtimin nëse janë festat e para që kaloni pa një nga njerëzit tuaj të zemrës

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Sezoni i festave, për të gjithë ata që për një arsye ose një tjetër gjatë këtij viti kanë humbur dikë të dashur nga jeta e tyre, vjen me doza të larta trishtimi. 

Janë pikërisht ditë si këto ku dhimbja e humbjes dhe mungesa është edhe më e madhe se gjatë përditshmërisë, ku e gjejmë veten të na rrëmbejë rutina. 

Po çfarë mund të bëni për të minimizuar trishtimin e festave? Për t'i shijuar në një mënyrë a një tjetër pavarësisht boshllëkut që mungesa e njeriut të afërt ka lënë tek ju?

Njih dhe prano ndikimin e trishtimit në jetën tënde

Nëse keni kaluar një vit kaotik apo keni humbur dikë të dashur nga jeta, është thelbësore të pranoni ndjesitë tuaja. Po aq e rëndësishme është të mos e gjykoni veten pse i ndjeni. Nuk ka asnjë ndjenjë "të duhur" apo "të gabuar". 

Mendo për mënyrat që mund të nderosh kujtimin e të afërmit tënd

Periudha e festave është e veçantë pikërisht për krijimin e kujtimeve të reja dhe nderimin e atyre që kanë kaluar. Bëni diçka në nder të personit që humbët, një detaj sado i vogël do t'jua sjellë më afër praninë e tyre. 

Pyesni veten sesi ata do të kishin dashur ta vazhdojë ti jetën

Përfshihu në ndjesitë e tua edhe gjatë këtyre ditëve, por gjithashtu lër vend për momente të ndriçuara. Pyet veten sesi do të donin ata që s'janë më t'i kalonit ditët, të silleshit me njerëzit e tjerë apo ta shijoni jetën. 

Kjo mënyrë e të menduari do t'ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe më mirënjohës ndaj gjërave përreth. 

Tregu kujdes të veçantë ndaj trupit

Që do të thotë: pusho mjaftueshëm, pi shumë ujë, merru me aktivitet fizik dhe qëndro në lëvizje gjithë kohës. Puna do t'ju shërojë nga gjithçka! 

Në fund, konsideroni një terapist

Nëse ndjeni se e keni të pamundur ta mbysni trishtimin e festave, takohuni me një specialit. Do të ndiheni më mirë dhe mund ta nisni vitin tjetër duke e parë më qartë dritën në fund të tunelit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat