Pse 6 dhjetori është data më e keqe për çiftet? Studimet japin këtë shpjegim

Life style

Pse 6 dhjetori është data më e keqe për çiftet? Studimet japin këtë shpjegim

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 14:17
Ilustrim

Zyrtarisht, kemi hyrë në periudhën më të bukur të vitit, por e dini që kjo kohë nuk do të jetë më e tillë nëse ndaheni nga partneri pak para Krishtlindjes?

Sipas studimeve të fundit në Britani, rezulton se çiftet janë më tepër të pritura për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre deri më 6 dhjetor, e nëse nuk ndodh në këtë datë… atëherë mund të ndodhë vetëm pas janarit e në vijim.

Sezoni i festave është i mbushur me emocione, por shpeshherë edhe me debate mes çifteve. Kjo mund të jetë e natyrshme pas stresit që përjetohet gjatë përgatitjeve festive, dhuratave për të afërmit, vizitat tek familjarët e gjithçka tjetër që krijohet në këtë periudhë.

Sipas një sondazhi të bërë nga Hillarys.co.uk, publikuar në Mirror, rezultoi se data 6 dhjetor ishte më e “votuara” për t’u ndarë, ndërsa personat e marrë në pyetje thanë se pas kësaj date, “është e dhimbshme t’i japësh duart partnerit”.

Sa u përket arsyeve që studimi jep për një vendim të tillë, më së shumti lidhen me faktin se pasioni mes tyre ishte shuar e kjo binte më tepër në sy këtë muaj festiv, por mes arsyeve u renditën edhe ato për tradhti, gjendja ekonomike dhe stresi i festave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat