Pse shtohet oreksi kur ftohet koha? Si të përballoni dimrin në tavolinë

Life style

Pse shtohet oreksi kur ftohet koha? Si të përballoni dimrin në tavolinë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Kur temperaturat ulen rritet edhe uria. Nutricionistja Renata Bracale shpjegon se cilat janë arsyet shkencore dhe si duhet të sillemi në tavolinë për tu kujdesur të mos e tejkalojmë masën.

Ne duhet të përmirësojmë njohuritë tona të biologjisë për të kuptuar pse jemi më të uritur kur vjen dimri. Gjithçka ka të bëjë me mitokondritë. “Rritja e urisë me ardhjen e dimrit është absolutisht normale – shpjegon Renata Bracale, pedagoge në Universitetin e Molise,

– ​​Mitokondritë, të cilat janë mushkëritë e qelizave tona dhe që prodhojnë nxehtësi, duhet të djegin më shumë kalori për të ruajtur temperaturën e trupit. Pra përdoren më shumë  yndyra, të cilat zakonisht përdoren si rezervë.” Le të mendojmë për një moment për kafshët që bien në letargji. “Ata kanë zhvilluar shumë ind dhjamor, i cili luan rolin e ruajtjes së energjisë, duke qenë shumë i pasur me mitokondri”.

Stresi gjithashtu rrit urinë

Ekziston dhe stresi i dimrit pasi është në këtë priudhë ne punojmë shumë dhe pushimet verore janë shumë larg.

Ndër faktorët që ndikojnë në aktivizimin e sistemit katekolaminergjik (dmth në prodhimin e adrenalinës dhe noradrenalinës) janë stresi, stërvitja, ndryshimet në dietë dhe temperaturat e ulëta. Kur aktivizohet sistemi katekolaminergjik (për arsyet që pamë më sipër, pra edhe stresi), ndodh çlirimi i adrenalinës e cila dërgon sinjalin në mitokondri për të përdorur depozitat e yndyrës për të prodhuar më shumë nxehtësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat