A duhet të bëni seks me barkun thatë?

Life style

A duhet të bëni seks me barkun thatë?

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:38
Ilustrim

A keni menduar ndonjëherë kur seksi është më i mirë, para ushqimit apo pas? Po, mund t’ju duket si një gjë jo serioze, por të hani në kohën e duhur është një ide e mençur. Jo vetëm që kënaqësia juaj varet nga ajo, por gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin tuaj.

Kur është më mirë?

Ka disa çështje që mund të ndikohen kur bëhen me stomakun bosh. Nga blerja e ushqimeve deri te kënaqësia në një marrëdhënie seksuale, mendja, trupi dhe stomaku juaj ndajnë një marrëdhënie të rëndësishme. Nëse bëni seks pas një vakti të rëndë, mund të prishni momentin e veçantë.

Si ndikon në dëshirën seksuale tek meshkujt?

Trupi juaj priret të tresë ushqimin dhe tretja merr shumë energji dhe gjak. Këto dy gjëra janë të rëndësishme për performancën e një mashkulli nën çarçafë. Kur bëni seks pas një vakti, gjaku dhe energjia që i nevojiten për ereksion dërgohen në stomak për tretje. Megjithëse nuk është e pamundur të bësh seks kur je i ngopur, thjesht mund të mos kesh performancën më të mirë seksuale.

Si ndikon në dëshirën seksuale tek femrat?

Me një stomak të fryrë dhe plot, me siguri nuk mund të prisni lëvizshmëri. Një stomak i rënduar tenton të ngatërrojë dëshirën seksuale të një gruaje. Ka studime që kanë treguar se femrat zakonisht e shijojnë më shumë seksin para vaktit ose kur nuk janë plotësisht të ngopura.

Për fund, sipas disa studimeve, seksi nuk duhet të pasojë një vakt të rëndë. Duhet të shmangni ta bëni atë me stomakun plot. Gjithashtu, stomaku juaj nuk duhet të jetë i uritur, shkruan Timesofindia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat