Horoskopi i Paolo Fox për ditën e shtunë, 11 dhjetor 2021

Life style

Horoskopi i Paolo Fox për ditën e shtunë, 11 dhjetor 2021

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 23:59
Paolo Fox

Ky është horoskopi i Paolo Fox për të shtunën 11 dhjetor 2021. Hëna do të jetë ende në shenjën e Peshqve, ndërsa Marsi në Akrep. Lajm i shkëlqyer për shenjat e ujit! Kujdes i veçantë do të duhet për Virgjëreshën dhe Binjakët.  

DASHI: 

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jetë një energji e mirë, sepse do të filloni të ndjeni shenjat e para të kalimit të radhës të Hënës në shenjë, të dielën. Duhet të përfitoni prej kësaj, t’i vini në prapavijë shqetësimet e punës dhe t’i jepni hapësirë ​​pasionit, ndjenjave.

DEMI: 

Ju pret një ditë tjetër mjaft interesante, falë Hënës në aspektin e favorshëm. Shumë gjëra do të ndryshojnë në punë në muajt e ardhshëm. Dikush do të nisë projekte ambicioze, dikush tjetër do të revolucionarizojë biznesin e vet ose do të kalojë në një kompani tjetër. Kujdes për paratë! Bashkëpunim shumë i frytshëm me Bricjapin dhe Virgjëreshën.

BINJAKËT: 

E shtuna mund të jetë disi e çuditshme. Të paktën do të trulloseni: më mirë kini kujdes! Në punë Dielli dhe Mërkuri në kundërshtim mund të ngadalësojnë disa marrëveshje, në mos edhe t’i bllokojnë ato. Komplikime të vogla me kolegët dhe të njohurit. Jini të kujdesshëm, veçanërisht nëse mendoni se nuk i besoni fare një personi!

GAFORRJA: 

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, e shtuna do të jetë një ditë për t’u shfrytëzuar në maksimum. Duhet të përpiqeni të rikuperoni më shumë qetësi dhe, nëse është e nevojshme, të adresoni sqarime të rëndësishme, të diskutoni çështje “të nxehta” deri në mbrëmjen e së shtunës. Të dielën, hëna do të jetë kundër dhe mund t’ju bëjë më nervozë, të shkaktojë më shumë komplikime në familje.

LUANI: 

Duhet të filloni të planifikoni për të dielën, sepse do të jetë një ditë plot vitalitet, me emocione të këndshme. Idealja do të ishte të organizonit një dalje, një takim, diçka të veçantë. Ju keni një dëshirë të madhe për t’u kthyer në momente emocionuese dhe tani mund ta bëni! Një lajm interesant në horizont!

VIRGJËRESHA: 

Do të duhet të përballeni ende me Hënën në kundërshtim. Do të jetë e lehtë të ndiheni shumë të lodhur ose të përjetoni ndonjë përplasje me mjedisin përreth. Tregohuni të kujdesshëm, në vendin e punës dhe në familje, përndryshe do të përfundoni në grindje të fortë! Do të ndiheni shumë më mirë të dielën.

PESHORJA: 

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, duhet të përpiqeni të kapërceni vështirësinë tuaj personale dhe të mos shtyni më shumë. Në dashuri, nëse çifti është i konsoliduar, mund të mendoni të realizoni një projekt të rëndësishëm, duke bërë më shumë përpjekje për të. Megjithatë, nëse marrëdhënia ka marrë fund, do të duhet të pranohet.

AKREPI: 

Do të nisë një fundjavë me fuqi të madhe. Tani për tani ju duhet të gjeni më shumë bashkëpunim me njerëzit përreth jush. Ata që kanë pasur ndjenjën e pakëndshme të të qënit të përdorur pa një minimum mirënjohjeje, ndoshta duhet thjesht të përpiqen të lehtësojnë pak shpirtin e tyre, ta marrin më lehtë. Kujdes nga provokimet!

SHIGJETARI: 

Këtë të shtunë do të keni shumë dhimbje koke, disa shqetësime personale. Në këtë ditë duhet të qëndroni larg situatave apo personave që nuk ju bindin plotësisht, nuk ju përcjellin qetësi. Mundohuni t’i lini gjërat të kalojnë dhe të mos mbingarkoheni nga acarimi.

BRICJAPI: 

Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, do të jetë një ditë e mirë, ndërsa të dielën mund të mbizotërojë intoleranca. Ju mund të dëshironi të përfitoni nga 24 orët e ardhshme për të adresuar çdo diskutim familjar. Po kaloni një kohë të mirë për projekte, ide. Ndoshta një situatë që dukej jopremtuese, së shpejti do të jetë shumë e rëndësishme! Lajme ju vijnë së shpejti.

UJORI: 

Do të nisë një fundjavë e cila do të jetë një kreshendo emocionesh pozitive. E diela do të ketë kulmin e saj! Vetëm Ujorët që kanë qenë në një lidhje për një kohë të gjatë mund të ndihen pak të pamotivuar, të paduruar. Mendoni pak, përpara se të bëni një zgjedhje radikale në dashuri!

PESHQIT: 

Hëna do të jetë ende në shenjën tuaj dhe do t’ju japë njohuri të mira. Nëse ka keqkuptime apo vështirësi të vogla në familje apo në punë, prisni muajin tjetër përpara se të flisni për këtë. Mes janarit dhe shkurtit, Jupiteri do të kalojë nëpër qiell dhe do t’ju japë një dorë të madhe. Jeta juaj do të marrë një kthesë pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat