Nëse i ruani pranë kësaj frute, do të kalben më shpejt: Si t’i ruani në mënyrën e duhur patatet?

Life style

Nëse i ruani pranë kësaj frute, do të kalben më shpejt: Si t’i ruani në mënyrën e duhur patatet?

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Rregulli nuk vlen për çdo ushqim që duhet të ruhet në frigorifer për të zgjatur jetëgjatësinë e tij

Kështu ndodh edhe me patatet, të cilat duhet të ruhen në një vend të errët dhe të freskët, i cili ka qarkullim ajri,.

Niseshteja e patates, për shkak të të ftohtit, shndërrohet më shpejt në sheqer, kështu që shija e patateve të ruajtura në frigorifer do të jetë më e ëmbël, dhe patatet do të jenë më të forta.

Megjithatë, ky nuk është rregulli i vetëm për asgjësimin e këtij ushqimi të preferuar të shumë njerëzve.

Patatet prishen më shpejt nëse vendosen pranë mollëve

Sipas ekspertëve, mollët lëshojnë nivele të larta të gazit etilen, gjë që çon në prishjen e parakohshme të patateve.

Jo vetëm që patatet reagojnë në këtë mënyrë ndaj mollëve: e njëjta gjë do të ndodhë edhe me bananet, kivin, mangon ose pjeprin.

“Frutat dhe perimet e pjekura lëshojnë më shumë etilen. Nëse pranë tyre ka ushqime të caktuara, gazi do të ndikojë në pjekjen e tyre”, thonë ekspertët. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat