Pse rrobat nuk duhen tharë kurrë në shtëpi

Life style

Pse rrobat nuk duhen tharë kurrë në shtëpi

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumica e njerëzve fillojnë të thajnë rrobat në ambiente të mbyllura.

Por duket se kjo nuk është ideja më e mirë dhe se një procedurë e tillë bën më shumë dëm sesa dobi. Ekspertët shpjegojnë se ky zakon nuk është i mirë për hapësirën por edhe për shëndetin.

Nëse i thani rrobat në shtëpi, niveli i lagështisë do të rritet deri në 30 për qind. Thithja e lagështisë si dhe kimikateve nga detergjendët apo zbutësit është e keqe për shëndetin e mushkërive. Përveç kësaj, lagështia që del nga rrobat e lagura kondensohet në sipërfaqe të ftohta si muret dhe krijon një bazë ideale për zhvillimin e mykut.

Ky është veçanërisht i keq për ata që vuajnë nga alergjitë dhe astmatikët. Pra, rrobat duhet të vendosen në një dhomë të veçantë ku nuk qëndroni shpesh dhe nuk flini ose në ballkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat