Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Life style

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Seksi në përditshmëri është një sfidë e vështirë për njerëzit e zënë me punë dhe jo domosdoshmërisht seksi është një gjë e mirë.

Një studim kishte kërkuar nga disa çifte që të dyfishojnë shpeshtësinë e seksit dhe kishte zbuluar se kjo kishte pasur efekte të tmerrshme në jetën e tyre seksuale. Ata e kishin shijuar seksin më pak dhe disponimi i tyre kishte qenë më i keq sesa i atyre që kishin ngecur me normën e tyre.

Shumë njerëz nivelin e kësaj shpeshtësie të seksit e shijojnë më së shumti gjatë viteve të rinisë, pastaj ky nivel i kënaqësisë bie.

Një studim i vitit 2004 ka zbuluar se njerëzit sa më shpesh që bënin seks aq më të lumtur ndiheshin. Kjo është mbështetur edhe nga një libër i publikuar në vitin 2013, dhe i shkruar nga tre ekspert të seksit.

Tre deri katër herë në javë ishte sasia e mjaftueshme e niveleve të lumturisë.

Sidoqoftë, çiftet që bënin seks tre apo më shumë herë gjatë javës, nuk rezultuan të jenë më të lumtur sesa ata që e bënin vetëm një herë në javë.

Rrjedhimisht, ekspertët e seksit thonë se seksi, qoftë edhe vetëm një herë në javë, mund të jetë i mjaftueshëm dhe konsiderohet si mesatar për një çift të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat