Pesë arsye pse jeni magnet për insektet

Life style

Pesë arsye pse jeni magnet për insektet

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Qëndroni ulur në shoqëri derisa piqni mish në skarë dhe papritmas, nga gjithë të tjerët, insektet ju sulmojnë vetëm juve. Derisa të tjerët kënaqen, ju njihni pickimet dhe pyeteni nëse jeni magnet për insektet. Ndoshta edhe jeni, ja disa nga faktet që ndikojnë në tërheqjen e tyre.

1. GRUPI I GJAKUT

Personat me grupin e gjakut zero, më së shumti tërheqin mushkonjat dhe insektet e tjera, në krahasim me ata me grupin e gjakut A ose B

2. SHTATZËNIA OSE MBIPESHA

Ajo që ndikon në tërheqjen e mushkonjave dhe insekteve të tjera është sasi e CO2, të cilën trupi e thith derisa shkrin energjinë. Pasi që mushkonjat e mërzitshme tërhiqen nga CO2, ata që e posedojnë më shumë janë në rrezik më të madh. Shtatzënat dhe personat me mbipeshë kanë një metabolizëm të tillë.

3. Ngjyra e rrobave

Rrobat e errëta, sidomos e zeza dhe ajo e kaltër e mbylltë, më së shumti tërhiqen nga insektet. Ata me rroba të errëta theksohen më shumë sesa ata me ngjyrë të bardhë apo nuanca të buta.

4. ALKOOLI

Sikurse disa njerëz, edhe insektet pëlqejnë birrat apo alkoolin gjatë ditëve të nxehta të verës. Ata që pinë janë të rrezikuar nga insektet, sidomos mushkonjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat