Të vërtetat që burrat nuk do t'i pranojnë kurrë me zë të lartë

Life style

Të vërtetat që burrat nuk do t'i pranojnë kurrë me zë të lartë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Eshtë thuajse e pamundur të kuptosh gratë, por po kaq e vështirë është të zbulosh mendjen e një burri. Aq më tepër të vërtetat e tyre, që s'i thonë kurrë me zë të lartë.

Burrat bëjnë thashetheme

Mendohet se thashethemet janë shpikur nga gratë dhe vazhdojnë të përdoren gjerësisht prej tyre.  Ama koha ka treguar që edhe burrat mund të jenë  thashethemaxhinj të mëdhenj. I vetmi problem lidhur me këtë është fakti që tashethemi i dalë nga goja e një femre ka më shumë hije sesa kur del nga goja e një burri.

Burrat adhurojnë komplimentet

Është krijuar ideja se vajzat janë ato të cilat i adhurojnë komplimentet dhe i meritojnë ato.  Kjo është e vërtetë, ama edhe burrat nuk janë më pak të varur ndaj tyre. Nëse një femër është tejet selektive dhe analizuese në komplimentet që merr, një burrë nuk është i tillë. Mjafton të jetë një pëlqim i shprehur mbi diçka dhe atij do t'i ndryshojë humori.

Burrat janë të ndjeshëm

Fakti që natyra mashkullore nuk ua lejon ta shprehin, kjo nuk do të thotë se burrat nuk janë të ndjeshëm. Shpeshherë ata kanë zemër më të butë se femrat, shumë më të butë se femrat.

Pse burrat lëndohen edhe më shumë prej ndarjes

Nuk e besojnë kur ju thoni "jam mirë".

E kush e beson këtë? Shprehja “jam mirë” e dalë nga goja e një femre është e barazvlefshme me shprehjen “gjeje ti çfarë më shqetëson”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat