​Si të nxitet kreativiteti në vendet e punës?

Life style

​Si të nxitet kreativiteti në vendet e punës?

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Kreativiteti është konsideruar si mjeti i rritjes dhe i përparimit në vendin e punës, por shumica e punëdhënësve u bëjnë presion punonjësve të jenë më shumë produktivë sesa kreativë. Këta punonjës ndihen sikur nuk po e lënë prapa kreativitetin e tyre, për shkak të këtij presioni dhe shkurajimit për t’i ndarë idetë.

Nxitja e kreativitetit i ndihmon kompanisë që të udhëtojë drejt të ardhmes me hapa të sigurt, e gjithashtu edhe t’i ndihmojë punonjësit që të ndihen më të përmbushur dhe të vlerësuar.

Çka është kreativiteti?

Fjala “kreativitet” dëgjohet dhe përdoret shpesh, por çfarë do të thotë në të vërtetë? Kreativiteti ndihmon që të bota të shihet me një sy ndryshe. Kreativiteti ndihmon që të shihen mundësi, kur të tjerët nuk do të munden. Ai rezulton në ide të reja dhe imagjinatë dobiprurëse që mund të kenë ndikim pozitiv në vendet e punës, nëse punonjësit janë të lirë ta sjellin atë.

Pse është i rëndësishëm kreativiteti në punë?

Kreativiteti në vendet e punës është themelor për kompanitë dhe punonjësit për t’i arritur potencialet më të larta të tyre. Sa më kreativë që janë aq më shumë ideja do të zhvillojnë. Sa më shumë kreativitet që nxitë kompania aq më lehtë do t’i zgjidhë problemet më të cilat përballet. Kjo ju ndihmon po ashtu që punonjësit e tyre të mos përballen me “sindromin e djegies”, e përveç kësaj kompania do të jetë e aftë që t’i njohë më shumë talentet gjatë procesit të punësimit.

Karakteristikat e personave kreativë

Çfarë e bën një person kreativ? Njohja e karakteristikave të personave kreativë, mund t’ju ndihmojë që të jeni në rrugën e duhur. Disa prej karakteristikave mund të duken kontradiktore, por mund të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për ta nxitur kreativitetin. Zakonisht personat kreativë janë të lindur, por kjo nuk do të thotë që nuk mund t’i adaptoni karakteristikat.

Karakteristikat e personave kreativë mund të jenë:

Inteligjenca

Naiviteti

Energjia

Përqendrimi

Disiplina

Realizmi

Ëndërrimi

Krenaria

Modestia

Introverzioni

Ekstroverzioni

Pasioni

Ndjeshmëria

Lumturia

Objektiviteti

Kënaqësia

Rebelimizmi

Mënyra për ta frymëzuar kreativitetin në vendet e punës

Meqenëse tashmë e dini se çfarë është kreativiteti dhe sa i rëndësishëm është për vendet e sotme të punës, atëherë më shumë gjasë që po e pyesni veten, se si ta rrisni atë. Akademi Pune e ka edhe këtë përgjigje.

Njihni dhe vlerësoni kreativitetin

Kreativiteti është kënaqësi, por gjithashtu edhe sfidë dhe përpjekje mendore për të qenë kreativë. Sigurohuni që punonjësit janë mjaftueshëm të nxitur për të qenë kreativë duke i shpërblyer dhe i vlerësuar idetë e tyre! Sepse, kurf punonjësit e shohin që idetë e tyre janë duke u vlerësuar ata do të frymëzohen edhe më tej.

Nxisni individualitet

Punonjësit të cilët janë të lirë për ta treguar gjithë magjinë që e fshehin brenda tyre, do të jenë secilën ditë e më shumë të frymëzuar. Varësisht nga mënyra se si operon kompania, mund t’i lejoni punonjësit që ta dekorojnë vendin e tyre të punës ashtu siç duan, të vishen në mënyrë më kreativë ose edhe t’i krijojnë vetë oraret e tyre të punës. Punonjësit mund të lejohen po ashtu që të bashkëveprojnë me klientët në atë mënyrë që është më e këndshme dhe me përshëndetje më të afërta.

Lejoni privatësinë

Disa punonjës janë të turpshëm dhe ndihen jo rehat kur i ndajnë idetë e tyre me të gjithë. Ndonjë mënyrë që i lejon ata t’i tregojnë idetë vetëm me ata persona që duan është një mënyrë e shkëlqyeshëm për t’i bërë ata të ndihen mirë.

Stimuloni kulturën e bashkëpunimit

Njerëzit priren të jenë më kreativë kur diskutojnë problemet dhe zgjidhjet me njëri-tjetrin, sesa kur i vihen vetëm në detyrë. Inkurajimi i punonjësve për të punuar së bashku për të përmbushur qëllimet mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të krijimtarisë. Prezantimi i mjeteve të tilla si mesazhet përmes portaleve të vetë-shërbimit të softuerit të burimeve njerëzore i lejon punonjësit të shkëmbejnë ide në orarin e tyre kur të dalin, gjë që mund të lejojë edhe më shumë liri krijuese.

Prioritizoni fuqinë

Punonjësit e fuqizuar do të kenë më shumë gjasa të ndajnë ide dhe do të ndihen më kreativë sesa punonjësit që mendojnë se rolet e tyre u diktohen nga kompania. Nëse punonjësit mendojnë se kanë një shkallë të lartë pavarësie kur bëhet fjalë për mënyrat se si ata mund të kujdesen për klientët dhe të kryejnë detyrat e tyre të përditshme, ata do të kenë më shumë gjasa të gjejnë metoda të reja dhe më të mira. Prioriteti i fuqizimit mund të frymëzojë kreativitetin duke kursyer kohën e menaxherëve dhe duke përmirësuar kënaqësinë midis punonjësve.

Inkurajoni Brainstorming-un

Shumë ide krijohen përmes se ashtuquajturës “stuhisë së ideve”. Një seancë idesh mund t'i ndihmojë punonjësit të ushqehen me idetë e njëri-tjetrit. Edhe nëse nuk ka një problem specifik që duhet zgjidhur, seancat e rregullta të “stuhisë së ideve” mund t'i ndihmojnë punonjësit të mësojnë dhe të ruajnë aftësinë e të menduarit jashtë kutisë.

Kultivoni një ekip të llojllojshëm

Diversiteti nuk është i rëndësishëm vetëm për përmbushjen e kuotave ose për të siguruar që të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Ka edhe përfitime për kompaninë gjithashtu. Punësimi i njerëzve që vijnë nga një larmi prejardhjesh të ndryshme do të thotë që punonjësit tuaj do të kenë përvoja të ndryshme për të sjellë në tryezë. Këto dallime nënkuptojnë se punonjësit do të mendojnë ndryshe dhe mund të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në zgjidhjen e problemeve, duke rritur nivelin e kreativitetit në kompani.

Pranoni dështimin

Askujt nuk i pëlqen të dështojë. Askujt nuk i pëlqen të bëjë ndonjë gabim, të mos përmbushë pritshmëritë ose të zhgënjejë një shef. Megjithatë, dështimi është mënyra se si ne rritemi. Nëse punonjësit kanë frikë të dështojnë, ata do të kenë frikë të ndërmarrin rreziqe krijuese. Këto rreziqe nuk do të funksionojnë gjithmonë, por është e rëndësishme që punonjësit të ndihen rehat me marrjen e një rreziku për idetë që shpërblehen dhe bëhen një sukses i madh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat