Ja si mund ta shtroni tryezën perfekte gjatë festave të fundvitit

Life style

Ja si mund ta shtroni tryezën perfekte gjatë festave të fundvitit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Vaktet e ndara me miqtë dhe familje gjatë festave të fundvitit, shtojnë dëshirën që tryeza të jetë e dekoruar më bukur se zakonisht.

Shefja e kuzhinës dhe autorja e librave të gatimit, Martha Steëart, beson se arti i shtrimit të një tavoline është mjaft i lehtë pasi të keni mësuar gjërat themelore.

Ajo tha se vakti i cili zakonisht hapet me meze, hahet me enë që vendosen në pjesën e jashtme të tavolinës.

Pirunët zakonisht vendosen në të majtë të pjatës, ndërsa thikat dhe lugët vendosen në të djathtë.

Gotat vendosen sipër dhe në të djathtë të pjatës së darkës, ndërsa pjatat me bukë dhe gjalpë qëndrojnë në të majtë.

Lulet janë një shtesë qetësuese për çdo ambient, me një tryezë darke pushimi.

Ato tradicionale si trëndafila, orkide , bozhure e zambakë, janë elegante për t’u parë dhe japin një ndjenjë klasi.

Kombinimet e luleve mund të shndërrohen gjithashtu në një kryevepër të mrekullueshme, një grup lulebore ose zambakësh mund të vendosen në një vazo bronzi të mbushur me ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat