Këshillat që ju ndihmojnë të trajtoni humorin e paqëndrueshëm gjatë Krishtlindjeve

Life style

Këshillat që ju ndihmojnë të trajtoni humorin e paqëndrueshëm gjatë Krishtlindjeve

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Krishtlindja duhet të jetë një kohë festimi, gëzimi dhe lumturie të madhe. Në fakt dihet që festat e fundvitit mund të sjellin me vete ndjenja ankthi melankolik.

Melankolia e Krishtlindjeve është një term popullor për depresionin që ndodh rreth kësaj kohe dhe që është më i zakonshëm tek ata që janë vetëm, pa familje, miq gjatë Krishtlindjeve, një festë e cila tradicionalisht festohet me anëtarët e familjes.

Por cilat janë simptomat dhe karakteristikat e depresionit të Krishtlindjeve?

Ekspertët na shpjegojnë se si të mposhtim trishtimin e Krishtlindjeve dhe na ofrojnë disa strategji për të rikuperuar entuziazmin dhe emocionet e kohës kur ishim të vegjël dhe disa këshilla për të mësuar se si të menaxhojmë një humor të paqëndrueshëm gjatë festave.

Pse Krishtlindjet mund të sjellin me vete ndjenjat e melankolisë?

Ka disa faktorë që bëjnë që stina e Krishtlindjeve të sjellë me vete ndjenja ankthi dhe melankolie. Për shembull, në këto ditë kur e gjithë familja mblidhet së bashku, mungesa e një njeriu të dashur (qoftë për shkak të vdekjes, divorcit apo ndarjes) bëhet shumë prezente.

Gjithashtu duket se në këtë periudhë dalin në dritë të gjitha mosmarrëveshjet e fshehura mes disa anëtarëve të familjes. Ndonjëherë ka një ndarje ose konflikt midis një ose më shumë anëtarëve të familjes që ushtron presion si mbi personat e përfshirë drejtpërdrejt ashtu edhe tek të gjithë ata që janë afër tyre. Ky është një tjetër faktor që mund të shkaktojë ankth dhe trishtim.

Ndonjëherë na mungon lumturia dhe pafajësia e fëmijërisë, krahasuar me detyrat dhe detyrimet e moshës madhore, ose ndjejmë se fëmijët janë rritur dhe se koha nuk do të kthehet më.

Presioni ekonomik është një tjetër faktor që ndikon ndjeshëm në humorin tonë, shpenzimet e mëdha që bëhen për dreka, darka dhe dhurata mund të gjenerojnë stres dhe të na bëjnë edhe më të ndërgjegjshëm për problemet financiare. Në shumë raste, ju ndjeni presionin e mungesës së parave për të “jetuar” sipas rastit.

Një tjetër element që rëndon humorin është analiza e pashmangshme e asaj që ndodhi gjatë vitit që po mbyllet, e cila mund të na bëjë të kujtojmë gjithçka që nuk ka shkuar mirë dhe të na çojë drejt një vlerësimi të gabuar të vitit të kaluar ose të dëshpërohemi për të ardhmen. Nuk duhet të harrojmë se është koha për të bërë një bilanc dhe kjo nuk është gjithmonë e mirë.

Pastaj janë të gjithë ata njerëz që nuk i pëlqejnë Krishtlindjet, dhe janë të detyruar të ndjekin një sërë ritualesh dhe zakonesh shoqërore të nxitura nga ajo që është shoqërisht korrekte, kundër vullnetit të tyre.

Së fundi, ndonjëherë ndodhin disa faktorë në të njëjtën kohë, gjë që e ndërlikon ndjenjën e melankolisë dhe ankthit.

Simptomat dhe karakteristikat

Simptomat karakteristike të këtij fenomeni janë ndjenjat e zhgënjimit, ankthit dhe trishtimit, të shoqëruara me rënie emocionale. Dallimi me një gjendje depresive është se ky depresion emocional zhduket kur mbarojnë pushimet.

Ne mund të identifikojmë tre nivele simptomash. Para së gjithash në një nivel njohës, ju përjetoni një humbje të interesit, duke u fokusuar në aspektet negative dhe duke harruar të mirat që mund të sjellë me vete kjo periudhë festash.

Një ide tipike e njerëzve që vuajnë nga e ashtuquajtura depresion Krishtlindjesh është se Krishtlindjet kanë të bëjnë vetëm me marketingun dhe nuk shtojnë asnjë vlerë. Është e qartë se ka shumë interes tregtar rreth Krishtlindjeve, por është gjithashtu një mundësi për të rezervuar një hapësirë kohore në të cilën e gjithë familja mblidhet dhe takohet me miqtë. Përveçse është një moment argëtimi. Ndonjëherë përditshmëria nuk gjen hapësirë për këto momente takimi. Në një nivel emocional ne hyjmë në një gjendje melankolie, trishtimi, ndjenjash vetmie apo edhe acarimi apo zemërimi.

Së fundi, në nivel sjelljeje, shmangni shkuarjen në festa, ndjeni lodhje të tepruar kur bëni pazar ose takoheni me miqtë dhe të afërmit, gjë që mund të çojë në izolim dhe në nivele të larta stresi.

Këshilla për të mësuar se si të menaxhoni një humor të paqëndrueshëm gjatë Krishtlindjeve

Përqendrohuni në gjëra pozitive, për shembull, vlerësoni aftësinë për të kaluar kohë me të dashurit tuaj, gjë që është e vështirë të përkojë me pjesën tjetër të vitit

Qëndroni aktiv dhe mos e izoloni veten

Jini fleksibël me veten dhe të tjerët

Komunikimi i mirë me familjen është thelbësor. Për shembull, nëse nuk doni të shkoni në një drekë apo darkë familjare, gjeni hapësira të tjera për të qenë bashkë pa pasur nevojë të ndiqni ritualin.

Mbani një ritëm të mirë gjumi dhe mos e teproni në tavolinë. Të qenit mirë fizikisht ndihmon gjithashtu të ndihemi mirë mendërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat