Rrëfehet 23 vjeçari: Shkova t’i jepja dhuratën për Krishtlindje ish të dashurës por kur u hap dera...

Life style

Rrëfehet 23 vjeçari: Shkova t’i jepja dhuratën për Krishtlindje ish të dashurës por kur u hap dera...

Nga: B.S. Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Një djalë i ri ka rrëfyer për The Sun se ka shkuar te shtëpia e ish të dashurës për t’i dërguar një dhuratë por që derën ia ka hapur një tjetër djalë, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar se e dashura kishte kërkuar pak kohë dhe hapësirë nga ai derisa është grindur për gjëra të vogla.

Ai thotë se ndihet i shkatërruar dhe nuk di si të veprojë.

Rrëfimi i tij i plotë:

Shkova që t’i dërgoja një dhuratë për Krishtlindje ish të dashurës sime, në shtëpinë e saj, me shpresën se do të mund të jemi sërish bashkë por derën ma hapi një djalë i ri.

Ne kemi qenë bashkë për më shumë se 1 vit. Unë jam 23 vjet ndërsa ajo 22.

Gjërat po shkonin shumë mirë deri së fundmi, kur ajo filloi të grindej me mua për gjëra të vogla dhe tha se nuk e di nëse jemi të përshtatshëm bashkë.

Dy javë më parë ajo më kërkoi që t’i jap hapësirë. Unë u pajtova.

Por për Krishtlindje ajo nuk kishte kontakt me mua dhe nuk më përgjigjej në mesazhet e mi.

Kështu që unë shkova t’i dorëzoja personalisht një dhuratë.

Dhurata ishte një qafore e shtrenjtë dhe shpenzova shumë edhe pse unë jam student.

Djali që ma hapi derën është në klasën tonë. I buzëqeshur ai mori kutinë dhe e la në dysheme afër derës.

Isha shumë i mërzitur dhe i hutuar dhe u ktheva në shtëpi.

Që atëherë nuk kam ndaluar së qari.

Përgjigja e psikologes:

Duket se ajo ishte shumë frikacake për tu ndarë dhe kërkoi hapësirë.

Mos u nxito në përfundime për këtë djalë, ai mund të jetë thjesht mik i saj.

E di se sa i shkatërruar mund të jesh por nuk mund ta bësh askënd të ndjejë atë që nuk e ndjen.

Ji i mirë me veten tënde dhe fol me dikë për ndjenjat e tua./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat