Si të shmangni tharjen e dëmshme të ajrit nga ngrohësit gjatë dimrit

Life style

Si të shmangni tharjen e dëmshme të ajrit nga ngrohësit gjatë dimrit

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Me ardhjen e dimrit, ajri në shtëpi thahet me tepri për shkak të përdorimit të pakufizuar të kondicionerëve apo ngrohësve të ndryshëm.

Mbajtja e një niveli normal të lagështisë në shtëpi është shumë e rëndësishme. Mungesa e lagështisë në shtëpi shkakton kruarje të fytit, syve, rrjedhje të hundëve, ashpërsim të lëkurës dhe çarje të buzëve. Pajisjet e ndryshme që rrisin nivelet e lagështisë janë të shtrenjta dhe bazohen kryesisht në përmasat e apartamentit.

Por për fat të mirë nivelin e lagështisë në shtëpinë tuaj mund ta rrisni në mënyrë natyrale pa pasur nevojë të shpenzoni shumë:

Thajini rrobat e lara në dhomë

Gjatë tharjes, lagështia e rrobave avullon ngadalë në dhomë. Nëse i mbani ato në dhomë gjatë natës, lagështia do të jetë e mjaftueshme ndërkohë që ju jeni në gjumë.

Bimët 

Bimët e mbajnë ajrin të lagësht. Mjafton t’i ujisni ato dhe t’i spërkasni gjethet me ujë disa herë në ditë. Avulli që bimët lëshojnë gjatë ditës do të rrisë lagështinë në ajrin e shtëpisë.

Enë Me Ujë Pranë Një Burimi Nxehtësie

Një nga mënyrat më të mira për të garantuar lagështinë në ajër është të vendosni një enë me ujë pranë burimit të preferuar të nxehtësisë siç mund të jetë kaloriferi ose ngrohësit. Nxehtësia do të rrisë nivelin e avullimit dhe ajri në dhomë do të jetë më e lagësht.

Uji i Valuar

Një mënyrë tjetër krejt natyrale e rritjes së lagështisë në ajër është që të zieni ujë. Ju mund ta lini të ziejë për një kohë të gjatë ose ta mbani enën pranë një burimi të nxehtësisë. Zierja e ujit është një nga mënyrat më të thjeshta për të rritur lagështinë në ajër.

Gatimi

Përdorimi i sobës dhe gatimi në të çliron lagështi në ajër jo vetëm në kuzhinë por edhe në të gjithë shtëpinë.

Sfungjerët

Zhyteni një sfungjer në ujë dhe vendoseni në një enë të hapur. Enën mbajeni në qendër të dhomës dhe do të kuptoni se si do të përmirësohet ajri vetëm falë sfungjerit.

Spërkatja e Perdeve

Spërkatja e perdeve me ujë është një mënyrë shumë e shpejtë për të rritur nivelin e lagështisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat