Sipas shkencës, muzika e trishtë na bën më të lumtur - Ja arsyet

Life style

Sipas shkencës, muzika e trishtë na bën më të lumtur - Ja arsyet

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Mundet ta kesh pyetur ndonjëherë veten se pse personat që përballen me depresionin, dëgjojnë këngëtë trishta? Shumë të tjerë do t’u sugjeronin të dëgjonin këngë ritmike dhe të lumtura. Ky do të ishte mendimi i parë që do t’u jepnim, kur në fakt shkenca tregon të kundërtën. Personat që përballen me situata tëtrishta, stresuese, apo me depresionin, kanë nevojë të dëgjojnë këngë të trishta, pasi kështu binden se nuk janë tëvetmit persona të mërzitur. Ata kuptojnë se ka edhe plot të tjerë që po hasin vështirësi të njëjta, apo më tëmëdha dhe kjo gjë i bën të ndihen më mirë. Dhe realisht, ndonjëherë duke ditur se nuk jemi tëvetmit që po përballemi me vështirësi, na bën të ndihemi më mirë. 

Duke dëgjuar që dikush po këndon për të njëjtat emocione që përjetojmë, ne ndihemi padiskutim më mirë. Na duket sikur edhe personi tjetër na kupton, pasi ka përjetuar të njëjtat ndjesi dhe muzika është një formëshpëtimi për gjendje të tilla të rënda. Science Alert, në studimin e bërë, arriti në përfundimin se muzika melankolike lidhet me çlirimin e dopaminës, hormon që na bën të ndihemi të lumtur dhe më euforikë. Duke dëgjuar muzikë të tillë, çlirohet më tepër dopaminë në trup dhe rrjedhimisht ndihemi mirë. 

Një nga këngët më të dëgjuara nga pjesëtarët në studim, në periudhat e tyre të vështira është “Fix you” nga Coldplay. Vargjet e para të këngës tregojnë skenare të ndryshme se si mund të bësh më të mirën, por të mos kesh sukses; se si nuk e merr atë që do; se si nuk je në gjendje të flesh dhe se sa i mërzitur ndihesh nga humbja e dikujt apo diçkaje që ka vlerë për ty. Refreni i këngës thotë se “dritat do të orientojnë deri në shtëpi; Unë do mundohem të të ndreq”, duke na thënë se ka realisht një dritë në fund të tunelit, pavarësisht çdo vështirësie qëhasim. Kjo gjë i bën mirë dëgjuesve, të cilët kanë shpresa se do të bëhet mëmirë, se jeta vazhdon dhe se ditë mëtë mira do të vijnë. 

Mirëpo këngë të tilla nuk duhet të dëgjohen për një kohë të gjatë. Sipas Science Alert është e rëndësishme qëato të dëgjohen në momentet e vështira, të merret mesazhi i tyre dhe të aplikohet ky mesazh në jetën reale. Këngët e trishta të tregojnë se dikush tjetër të kupton dhe është ndjerë po njësoj siç ndihesh ti nëmomentet e vështira, por mënyra se si këtë ndjesi duhet ta kthesh në progres në jetën tënde, të takon vetëm ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat