Shikon në ëndërr sikur je nudo? Ja cili është kuptimi që fshihet pas

Life style

Shikon në ëndërr sikur je nudo? Ja cili është kuptimi që fshihet pas

Më: 3 janar 2022 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Kur shihni veten tuaj lakuriq në ëndërr, një ndër shpjegimet kryesore është se mund të sëmureni ju ose reputacioni juaj është ndotur. Kur shihni në ëndërr një mik të mirë lakuriq, kjo lidhet me një të vërtetë të turpshme. Kur shihni lakuriq një të afërm ose fqinj që në të vërtetë ka vdekur me kohë, ëndrra parashikon ndryshimin e motit.

Kur një person i panjohur ju shfaqet lakuriq do të thotë se do të humbni reputacionin. Nëse në ëndërr shihni sikur jeni lakuriq dhe përpiqeni të fshiheni nga të tjerët duke ndjerë po ashtu të ftohtë, kjo tregon se duhet të kujdeseni për shëndetin pasi ka shumë të ngjarë të merrni një të ftohur.  

BURRI LAKURIQ 

Nëse jeni femër dhe shihni një burrë lakuriq, kjo është shenjë e simpatisë së atij mashkulli ndaj jush. Në disa raste, ëndrra tregon se ai person ka probleme shëndetësore, ose mund të sëmuret, por mund të ketë edhe probleme në fushën personale.  

FËMIJA LAKURIQ

Fëmijët lakuriq janë shenjë e problemeve që kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Ëndrra ju bën thirrje të jeni të ndershëm dhe të sinqertë, në mos me të tjerët, me veten tuaj. 

FEMRA LAKURIQ

Kur shihni një femër nudo në ëndërr, kjo gjë paralajmëron vështirësi, bërjen e një gabimi ose të një veprimi të pahijshëm. Ndonjëherë ëndrra parashikon forcimin e dashurisë, fat të mbarë në biznes ose një marrëveshje fitimprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat