Dy truke që do t’jua bëjnë më të lehtë pastrimin e perdeve veneciane: Shkëlqyese dhe të pastra në pesë minuta

Life style

Dy truke që do t’jua bëjnë më të lehtë pastrimin e perdeve veneciane: Shkëlqyese dhe të pastra në pesë minuta

Më: 5 janar 2022 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Mirëmbajtja e tyre nuk është aq e thjeshtë dhe kërkon pak më shumë kohë dhe durim

Shumica e amvisave shmangin pastrimin e plotë të pluhurit nga perdet veneciane, sepse ato mund të bëjnë më shumë gjëra në shtëpi gjatë asaj kohem.

Ndërsa nuk ka shkop magjik për t’i bërë në çast perdet veneciane të shkëlqejnë, ka disa këshilla praktike që mund t’i përdorni.

1. Fshesë elektrike

Kur pastroni shtëpinë ose banesën, mos i harroni dritaret ose perdet veneciane. Përdorni një furçë të butë fshese elektrike dhe pastroni ato tërësisht, veçanërisht qoshet e kornizave të dritareve, dhe më pas ulni perdet veneciane dhe pastroni të gjithë sipërfaqen.

2. Uthull dhe ujë

Pastrimi me fshesë elektrike është mënyra e përsosur për të hequr pluhurin e grumbulluar në perdet veneciane, megjithatë, për t’i bërë ato të duken si të reja, duhet t’i fshini ato.

Për këtë truk përgatitni: 100 ml ujë të ngrohtë, 100 ml uthull, çorape pambuku.

Përzieni uthullën dhe ujin në një enë, më pas zhytni një çorape të pastër pambuku në tretësirë dhe vazhdoni procedurën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat