Kini kujdes, nëse po flini me batanije elektrike

Life style

Kini kujdes, nëse po flini me batanije elektrike

Më: 8 janar 2022 Në ora: 06:37
Ilustrim

Kohët e fundit gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin zgjidhjen e batanijes elektrike.

Gjumë i mrekullueshëm dhe një ngrohtësi që nuk të jep guxim të ngrihesh nga shtrati në mëngjes për të shkuar në punë. 

Por të shumtë janë ata që i tremben për shkak të rrymës dhe preferojnë të vendosin një jorgan tjetër sipër tyre sesa të përdorin një batanije elektrike.

Por çfarë duhet të keni kujdes kur përdorni batanijen elektrike:

Mos e gozhdoni batanijen elektrike në shtrat me gozhdë. Nuk duhet të biem në kontakt me batanijen me duar apo këmbë të lagura. Mos e ndizni batanijen elektrike nëse është dëmtuar. Nuk guxojmë ta ndezim batanijen elektrike sa është ende e palosur. Nuk duhet të vendosim batanije elektrike në shtretërit e njerëzve të pafuqishëm, foshnjave apo personave që vuajnë nga një problem që i bën ata të mbindjeshëm ndaj nxehtësisë.

Nuk duhet të përdorim batanije elektrike në shtretër të rrotulluar dhe nëse e bëjmë këtë duhet të sigurohemi që të mos ketë rrezik që kordoni i rrymës të ngatërrohet ose të thërrmohet. Nëse batanija që keni është më e vjetër se dhjetë vjet, mund të jetë mirë ta zëvendësoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat