Sa shpesh duhet t’i prisni flokët?

Life style

Sa shpesh duhet t’i prisni flokët?

Më: 12 janar 2022 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Është gjithmonë e njëjta dilemë. Nëse i prisni shpesh do ta keni më të vështirë t’i zgjasni, nëse i prisni më rrallë, majat e djegura do të përkeqësohen. Pyetja është: Çfarë nënkuptohet me “shpesh” dhe “rrallë”?

Flokët kaçurrel

Nëse doni që t’ju rriten bëni mirë t’i prisni çdo 6 muaj, nëse doni të mbani atë gjatësi dhe stil flokësh, 1 herë në 3 muaj.

Flokët e drejtë ose me onde

Për këtë lloj floku më e mira që mund të bëni është t’i prisni një herë në 10 javë ose në 3 muaj. Aq mjafton që floku të duket i shëndetshëm dhe të rritet!

Floku i dendur

Ky lloj floku është më tolerant, që do të thotë se nuk ka nevojë të pritet shpesh. Gjithsesi, 1 herë në 6 muaj është e nevojshme.

Floku i hollë

Ju që keni flokë të hollë e dini sa shpejt mund t’ju këputet. Për ta parandaluar duhet t’i prisni çdo 2 muaj.

Floku i dëmtuar

Këtu përfshijmë majat e djegura nga pjastra apo stilime të tjera të dëmshme. Ju keni nevojë t’i prisni çdo 8 javë që floku të rigjenerohet dhe shanset për t’u këputur të reduktohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat