Ju kanë mbaruar idetë? Femrat e zgjuara e dine se kjo dhuratë do t’i linte mbresa çdo burri

Life style

Ju kanë mbaruar idetë? Femrat e zgjuara e dine se kjo dhuratë do t’i linte mbresa çdo burri

Më: 14 janar 2022 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Nuk e di pse, por rutina e kujdesit për pamjen e jashtme na atribuohet gjithnjë ne vajzave dhe grave. Kjo është zgjedhje, sigurisht, por, po të hedhësh sytë nga ana tjetër e medaljes, as burrat nuk mbeten pas. Nëse ne zgjedhim të hidratohemi, të kurohemi e të dukemi më bukur, ata kanë një detyrim ndaj natyrës për të mirëmbajtur medoemos pamjen e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Thonë se është telash më vete të zgjohesh çdo mëngjes me brisk e shkumë mbi fytyrë, sidomos nëpër udhëtime, kur ky ritual kthehet në bezdi ose të paktën kështu ka qenë derisa “Aqua di Parma” realizoi një koleksion të posaçëm produktesh për kujdesin e mjekrës. Nëse deri më sot, udhëtimet ju kanë shkaktuar telashe për mirëmbajtjen e mjekrës, mustaqeve apo pastrimin e tyre, produktet dhe aksesorët që ka realizuar “ Aqua di Parma” janë ideale për të gjithë ata burra që dëshirojë të kenë një pamje të përsosur gjatë udhëtimeve.

Këtë mund ta bëjnë fare lehtë, duke marrë me vete një miniçantë, të pajisur me të gjithë aksesorët e rrojës. Falë këtyre produkteve italiane, rituali i pastrimit të fytyrës nga qimet, kthehet në një zbavitje dhe kënaqësi më vete. E dini pse? Sepse procesi i rruajtjes, me këto aksesorë bëhet duke përdorur lëvizje të ngadalta, të kujdesshme dhe të sakta, duke i qëndruar kështu besnik artit italian të rruarjes, trashëguar ndër breza. Koleksioni “Aqua di Parma” është versioni bashkëkohor i kësaj tradite. Ai përmban produkte të prodhuara enkas për të shoqëruar të gjithë hapat e këtij procesi, duke nisur që nga çasti para rrojes dhe më pas. Të gjitha këto produkte ofrojnë kujdes të veçantë ndaj mjekrës dhe trajtimit të fytyrës dhe janë të shoqëruara me kolonja aromatike shumë të këndshme. Gama e re BARBIERE synon krijimin e një “fisnikërie të re” të zemrës, mendjes dhe shpirtit, me qëllim rafinimin dhe përmirësimin e botës mashkullore, për të inkurajuar meshkujt që të jenë bashkëshortë, baballarë, bij dhe miq më të mirë.

Linja BARBIERE përmban një gamë të gjerë produktesh për para dhe pas rrojës, estetikën dhe kujdesin për mjekrën dhe lëkurën e fytyrës. Çdo produkt është prodhuar me kujdes, pasion dhe duke përdorur përbërësit më cilësorë, për të cilët “Acqua di Parma” shquhet. Ky varg produktesh është një interpretim modern i traditës autentike italiane në fushën e estetikës, e cila daton që nga Roma e lashtë dhe është edhe sot baza e linjave të reja të kompanisë.

Linja BARBIERE është një ndërthurje e funksionalitetit dhe kënaqësisë estetike. Tonet e lehta dhe të freskëta të kolonjës të këtyre seteve bartin aromën ikonë të stilit italian “Acqua di Parma”. Koleksioni është i kompletuar me aksesorë të ndryshëm, që vazhdojnë të jenë elementet kryesore të një rituali të trashëguar brez pas brezi. Mjeshtrit e përzgjedhur italianë modelojnë dhe punojnë me dorë çdo aksesor, duke përdorur teknika të vjetra, të trashëguara ndër vite. Është kënaqësi të vlerësosh format elegante, të rimodeluara nga “Acqua di Parma” me një dizajn ergonomik dhe thelbësor. Udhëtimet nuk do të jenë assesi një shqetësim për pamjen tuaj të jashme burrërore, sepse “Aqua di Parma” ka krijuar tri sete të posaçme BARBIERE, të cilat janë ideale për t’u mbartur e përdorur në udhëtime. Duhet ta besoni që rezultati është i njëjtë me trajtimin e mjekrës dhe fytyrës, si në kushte shtëpie. Janë pikërisht setet “Essential”, “Prestige” dhe “Grooming”, ato që kanë të gjtha mjetet e duhura për të pasur një pamje të përsosur ndërkohë që fluturoni apo duhet të lëvizni sa në një cep të botës, në tjetrin. Çdonjëri prej tri seteve përmban një sere produktesh për rruajtjen dhe trajtimin e fytyrës. Çka është më e rëndësishme, ambalazhi i realizuar në mënyrë tepër elegante brenda një çante të verdhë dhe kompakte “Parma”, e ka sjellë çdonjërin prej seteve në përmasa shumë të përshtatshme për t’u mbartur në një çantë udhëtimi. Setet “Essential”, “Prestige” dhe “Grooming” vijnë të shoqëruara edhe me kolonjën “Aqua di Parma” në sasinë 20ml, një version në miniaturë i aromës së pakrahasueshme të parfumit “Art Deco”: një aset më shumë në armët tuaja burrërore për të pushtuar botën me delikatesë.

Seti “Essential”

Ky set përmban gjithçka që nevojitet për një pastrim fytyre të përsosur. Pasta e rrojës që gjendet në këtë set, është e pasuruar me elemente që ushqejnë lëkurën dhe është shumë konsistente. Kjo bën që brisku të kalojë sa më lehtë mbi lëkurë, duke realizuar një rruajtje komode dhe precize. Balsami, një absorbues i shpejtë, i cili ndihmon për një hidratim sa më të shpejtë dhe efikas të lëkurës, është gjithashtu pjesë e këtij seti. Të dyja produktet vijnë në versionin 40ml dhe sigurisht që pjesë e setit është edhe kolonja “Aqua di Parma” 20ml.

Seti “Prestige”

Pasta e këtij seti është e butë dhe e pasur me elemente që parandalojnë acarimin dhe skuqjen e lëkurës. Pjesë e setit “Prestige” është edhe furça ergonomike, e punuar me dorë në Itali. Ajo gjendet brenda një kutie praktike në formë cilindrike, e cila shërben për ta mbajtur furçën pasi ajo të jetë tharë. Në këtë set përfshihet edhe një solucion pas rrojës, që ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe është i përbërë nga vaj mbrojtës, i përftuar nga perimet. Solucioni ka edhe ndjesi qetësuese. Të tria produktet vijnë në versionin 40ml, ndërsa kolonja “Aqua di Parma”, ashtu si edhe në rastin e setit të parë, ofrohet në formatin 20ml.

Seti “Grooming”

Seti “Groooming” është ideuar posaçërisht për personat që parapëlqejnë një mjekër të përkryer kur janë në lëvizje. Vaji, pjesë e këtij seti, ka një teksturë transparente. Falë formulës së tij, të pasuruar me vaj bajameje të ëmbël dhe vaj shege, solucioni shërben për të rregulluar, zbutur apo holluar mustaqet, barsetat dhe mjekrën. Kjo bën të mundur që çdo mashkull të ketë një mjekër të butë, të shëndetshme, si dhe një fytyrë të hidratuar. Ky serum vjen në versionin 15ml. Seti, si në çdo rast, shoqërohet me kolonjën aromatike “Aqua di Parma” 20ml, që i jep lëkurës freski maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat