Pse humori në çift është kaq i rëndësishëm për një lidhje jetëgjatë

Life style

Pse humori në çift është kaq i rëndësishëm për një lidhje jetëgjatë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:27
Ilustrim

Shakatë në çift janë në fakt një mënyrë shumë interesante për të treguar tërheqje, dashuri, interes në formën më të lezetshme të mundshme. Kur partneri ju "vë në lojë" apo e kundërta, nuk supozohet ta bëjë në mënyrë arrogante apo për të të ofenduar. Humori në çift në fakt është shkalla më e lartë e të pranuarit të njëri-tjetrit. Pse i bën kaq mirë lidhjes?

1. Redukton stresin

E qeshura është ilaçi më i mirë dhe s'e keni dëgjuar kot këtë shprehje. Janë bërë shumë studime përsa i përket lidhjes mes stresit dhe të qeshurës, që thonë se kjo e fundit e redukton ndjeshëm mërzitjen. Aq më tepër kur shakatë dhe të qeshurat shkaktohen nga njeriu yt i preferuar.

2. Krijon një lidhje edhe më të fortë

Ju mund t'i vini pseudonime njëri-tjetrit, të bëni shaka që i kuptoni vetëm ju dhe të merreni vesh me gjeste që s'i interpreton dot askush tjetër. Kjo e bën marrëdhënien edhe më të veçantë dhe më solide. Gjuha e tyre sekrete e dashurisë tregon sa mirë kuptohen dhe sa të aftë janë për të ndarë me njeri-tjetrin mendimet pa dashur të japin shumë shpjegime.

3. Forcon sistemin imunitar

Duke qenë argëtues në çift edhe sistemi juaj imunitar do të reagojë më mirë, pasi do të forcohet. Humori zbut tensionet, të lidh më shumë me partnerin dhe të ndihmon të reduktosh inatin dhe ankthin gjatë një sherri. 

4. Çon në nivele më të larta të tërheqjes

Çiftet kanë tendencën të jenë më të kënaqur në një marrëdhënie kur bëjnë shaka me njëri-tjetrin dhe qeshin gjatë ditës. Kjo jo vetëm që i afron më shumë, por bën që dhe tërheqja apo intimiteti të forcohen.

Sidoqoftë, është e rëndësishme që shakatë kundrejt njëri-tjetrin të kenë një lloj ekuilibri që asnjëri prej të dyve të mos keqkuptohet.

5. Edhe argumentat janë më të mira

Çdo çift ka zënka dhe kjo është e pashmangshme, por nëse mes jush ka doza shumë të larta humori, argumentat do të jenë edhe më interesante. 

Për një partner të ndjeshëm, nëse përdorni batuta gjatë një sherri, situata ndryshon dhe zënka përfundon me një buzëqeshje në fytyrat e të dyve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat