Nëse e keni këtë karakteristikë, atëherë IQ-ja juaj është më e lartë se mesatarja

Life style

Nëse e keni këtë karakteristikë, atëherë IQ-ja juaj është më e lartë se mesatarja

Më: 16 janar 2022 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

A keni menduar ndonjëherë nëse keni një IQ më të lartë se mesatarja? Nëse i përkisni kategorisë së femrave, të cilat merren veçanërisht me çështjen e inteligjencës, ky hulumtim është për ju.

Një studim i ri thotë se stabiliteti në përpunimin e informacionit të ri, tradhton rezultate më të mira nervore.

Çfarë do të thotë kjo? Me pak fjalë, njerëzit me një shkallë më të lartë inteligjence kanë aftësinë të përqendrohen më lehtë në atë që po bëjnë.

Studimi përfshiu 281 njerëz të cilët fillimisht iu nënshtruan testeve të IQ-së dhe rrezeve X të trurit. Duke studiuar të dyja, ekspertët arritën në përfundimin se inteligjenca lidhet ndjeshëm me vëmendjen dhe përqendrimin.

Profesorja e psikologjisë në Universitetin e Wuzburgut dhe autorja e studimit, Kirsten Hilger, thotë:

“Studimi i dinamikës kohore të rrjeteve të trurit të njeriut duke përdorur fMRI është diçka e re në fushën e kërkimit. Rrjeti i përkohshëm më i qëndrueshëm në individët më inteligjentë mund të veprojë si një mekanizëm mbrojtës i trurit kundër gjendjeve të rrjetit jo-përshtatës, në të cilat rrjeti bazë shkëputet dhe komunikimi ndërpritet (midis zonave të trurit)”.

Nga ana tjetër, kjo bie ndesh me besimin mbizotërues se njerëzit abstraktë priren të marrin rezultate më të larta në testet e IQ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat