​5 teoritë e motivimit për ekipet e menaxhimit në vendet e punës

Life style

​5 teoritë e motivimit për ekipet e menaxhimit në vendet e punës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Teoritë e motivimit mund t’i ndihmojnë ekipet për t’i përcaktuar mënyrat më të mira, të cilat ndihmojnë në arritjen e qëllimeve në vendet e tyre të punës. Nëse ekipet e menaxhimit i aplikojnë me sukses atëherë do t’i ndihmojnë punonjësit e tyre në mënyrë shumë efikase. Kjo e rritë produktivitetin e tyre e rrjedhimisht edhe përfitimet e kompanisë.

5 teoritë e motivimit për ekipet e menaxhimit

TEORIA E NXITJES

Teoria e nxitjes i sugjeron njerëzit të motivohen nga njohja dhe mirënjohja, përforcimi, stimujt dhe shpërblimet. Teoria e nxitjes gjithashtu propozon që njerëzit mund të shfaqin sjellje të caktuara për të arritur një rezultat specifik, për të nxitur një veprim të caktuar ose për të marrë një shpërblim. Këtu janë disa shembuj të stimujve në vendin e punës:

Bonuset: Janë shpërblime që mund t’ua jepni punonjësve bazuar në paraqitjen e tyre.

Lavdërimi: Mund të jetë i dobishëm për situatat kur bëhen rishikimet tremujore të punonjësve. Pra, mund të lavdëroni një punonjës duke dhënë komente pozitive për performancën e tyre, gjë që mund të ndërtojë marrëdhënien tuaj me të dhe të krijojë më shumë besimin.

Mundësia: Bërja e mundshme e mundësive shtesë si trajnimet ose vazhdimi i edukimit mund t'i japë ekipit tuaj një nxitje për të rritur njohuritë e tyre në një fushë specifike dhe për t’i zhvilluar më tej grupet e tyre të aftësive.

Promovimi: Dhënia e mundësive për zhvillim në karrierë shpesh është iniciativë ndikuese që mund ta ofrojë një menaxher, sepse jep te punonjësi një ndjenjë të rëndësisë dhe rritjes. Promovimi mund të përfshijë një rol më të avancuar, pozitë dhe rritje të pagës.

Pagesa: Dhënia e një page më të madhe gjatë kohës është një nismë e mirë e ekipit të menaxhimit dhe shpesh është shumë efikase. Për të pasur rezultate më të dukshme, mundohuni që ta përdorni rritjen e pagave për punonjës individual, në vend të të gjithë punonjësve dhe departamenteve brenda kompanisë.

Pagesa e pushimeve vjetore dhe të tjera: Ofroni kompensime punonjësve kur i marrin disa ditë të lira me pagesë! Punonjësit mund t’i shfrytëzojnë këto ditë për të bërë plane me familjen ose thjesht për të pushuar në shtëpi.

TEORIA E MOTIVIMEVE TË DAVID MCCLELLAND

Kjo teori propozon që janë tri nevoja të ndryshme. Secili lloj i nevojave lidhet me lloje specifike të personave të cilët ndihen të motivuar për t’i adresuar ato. Të kuptuarit e teorisë së nevojave nga McClelland mund t’i ndihmojë menaxherët t’i identifikojnë nevojat e punonjësve, të cilat ju japin mundësinë ta japin më të mirë dhe t’i arrijnë qëllimet e tyre. Përdorni tri nevojat për t’i përcaktuar se cilat mund të funksionojnë më mirë për secilin punonjës!

Nevoja e përkatësisë

Teoria e përkatësisë propozon që njerëzit e meritojnë t’i përkasin një grupi dhe të pranohen nga të tjerët. Kjo i ndihmon menaxherët që ta kuptojnë nëse një punonjës mund të punojë mirë në grup dhe të rritet nga përvojat. Punonjësit të cilët ndihen të motivuar nga përkatësia, zakonisht kanë zhvillim të lartë të aftësive interpersonale, të cilat i ndihmojnë që t’i forcojnë lidhjet me kolegët e tjerë.

Nevoja për arritje

Disa punonjës natyrshëm përpiqen që të jenë të rëndësishëm dhe të suksesshëm. Këta persona kërkojnë që vendi i tyre i punës të ketë standarde të larta etike, duke u njohur puna e tyre dhe duke marrë “feedback” pas çdo detyre që e përfundojnë.

Nevoja për fuqi

Disa punonjës janë të interesuar të lënë përshtypje te të tjerët, të ndikojnë te kolegët dhe në mënyrë pozitive të ndikojnë në vendin e tyre të punës. Ky lloj punonjësish zakonisht e shijojnë shumë kur udhëheqin grupe të njerëzve, ndajnë detyra dhe koordinojnë ngjarje. Ata përpiqen t’i motivojnë kolegët e tyre që t’i arrijnë qëllimet afatshkurta dhe afatgjata.

TEORIA E KOMPETENCËS

Kjo teori propozon që njerëzit duan që të marrin pjesë në aktivitete specifike për t’i treguar aftësitë, inteligjencën dhe mundësitë. Nëse një punonjës në mënyrë të suksesshme e shfaq inteligjencën e tij në prani të grupit të tij, kjo mund t’i motivojë ata të ndihen më kompetentë në fusha të ndryshme.

TEORIA E PRITSHMËRISË

Mund ta aplikoni teorinë e pritshmërisë në vendet e punës nëse jeni të interesuar në rritjen e produktivitetit të ekipit, efikasitetit etj. Për shembull, ju mund t'i ofroni stafit tuaj një rritje të përkohshme në pagat e tyre për orë për t'i motivuar ata të punojnë orë shtesë për të përfunduar një projekt.

HIERARKIA E MASLOVIT PËR TEORINË E NEVOJAVE

Hierarkia e Malovit është teori psikologjike që i thekson llojet e nevojave që një person duhet t’i ketë në mënyrë që të ketë progres te më shumë nevoja komplekse. Kjo hierarki përfshinë pesë nivele:

Fiziologjike: Që t’i keni nevojat psikologjike, ose nevojat e mbijetesës ju duhet të siguroheni që të keni: ujë, veshje, strehë dhe ushqim. Pra, duhet të shihet nëse paga i plotëson të gjitha nevojat fiziologjike.

Siguria: Ky nivel përfshin nevojat për t’u ndierë të mbrojtur. Në vendet e punës kjo nevojë i bën punonjësit të të jenë të sigurt dhe ta kenë një ndjenjë të sigurisë.

Socializimi: Që ta arrijnë nivelin e nevojave socializmit, punonjësit duhet të presin nga kolegët t’i pranojnë ata, të kërkojnë që të bëjnë shoqëri në punë, ose ekipet ta kenë ndjenjën e përkatësisë. Kjo arrihet duke bërë aktivitete të ndërtimit të ekipeve ose qoftë duke drekuar së bashku.

Vlerësimi: Punonjësit e arrijnë këtë nivel duke pranuar njohje. Kjo i bën të ndihen më me vetëbesim në punë por, edhe të nxitet vetëvlerësimi. Njohja e arritjeve të tyre dhe nxitja e reagimit pozitiv janë dy metoda që ju ndihmojnë të ndërtoni vetëvlerësim të punonjësve.

Vetëaktualizimi: Për ta mbërritur këtë nivel, punonjësit mund të kërkojnë të arrijnë qëllime të ndërlikuara, afatgjata dhe personale. Punonjësit e vetëaktualizuar ndihen më të motivuar për t’i plotësuar qëllimet e vendit të punës në mënyrë efektive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat