Disa arsye pse disa gra i thonë jo martesës

Life style

Disa arsye pse disa gra i thonë jo martesës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Eksperienca të këqija me një martesë të mëparshme

Marrëdhëniet kërkojnë punë në mënyrë sistematike dhe shumë intensive. Për disa gra është e vështirë t'ja rifillojnë nga e para kur puna dhe mundi i një martese përfundoi në lodhje mendore dhe dështim.

Suksesi mund të ndryshojë prioritetet

Kur një grua është e privilegjuar ose shumë e suksesshme, martesa vjen shumë kollaj-ose jo. Për më tepër një gruaje nuk i duhet një bashkëshort që është avokat i një korporate të fuqishme kur ajo vetë është avokate e një korporate të fuqishme. Të përfitosh nga mundësitë profesionale ose ekonomike që të jepen, mund të jetë  e vështirë kur duhet t’i përkushtohesh një bashkëshorti po aq ambicioz ose me një axhendë jete të ndryshme. Kjo lloj femre mund të zgjohet çdo ditë me sfida të reja interesante dhe të mendojë: “është më mirë të pres”.

Nuk janë të gatshme të bëjnë kompromise tradicionale

Një grua që nuk është dakord të gatuajë e të pastrojë ose të jetë prindi që shoqëria preferon. Ajo nuk takon burra që s'duan llojin e femrës që ajo është.

Taksa e martesës

Disa femra i pengon fakti që martesa përfshin edhe një kosto ekonomike. Asaj do t’i duhet të paguajë më shumë nëse martohet me dikë që fiton aq sa ajo ose më shumë.

Duke pritur të duhurin

Këto janë gratë që presin për njeriun e duhur ose për atë që do të bien në dashuri dhe ai do t’i dojë po aq sa e duan ato. Nëse ky mashkull nuk vjen, atëherë ato preferojnë të vazhdojnë vetëm. Ndërsa femrat bëhen më përzgjedhëse, edhe më shumë faktorë hyjnë në ekuacionin e martesës.

Thjesht nuk kanë nevojë ta bëjnë të ligjshme marrëdhënien e tyre

Shumë gra zgjedhin ta ndajnë jetën e tyre me një partner pa ndjerë nevojën për t'u martuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat