6 llojet e burrave që bëni mirë t'i shmangni

Life style

6 llojet e burrave që bëni mirë t'i shmangni

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Aty nga takimet e para ai duket si zotëria perfekt. Ti mendon që më në fund erdhi ai i shumëprituri dhe tani gjërat do të marrin vetë drejtimin e duhur. Ai është i sjellshëm, të bën dhurata, darkat janë fantastike. Seksi është aq i mirë sa ti je gati ta prezantosh me mamin. Pastaj, diçka ndodh...Sepse ai bën pjesë tek llojet më të vështirë të burrave që mund t'i konsideroni për një marrëdhënie jetëgjatë. 

Ti je gati të investosh kohën, nervat, paratë dhe gjithë dashurinë tënde për t'u ndarë në një moment apo tjetrin, pasi është thjesht çështje kohe që ky tipi të të thyejë zemrën. Cila është detyra juaj? T'i shmangni sa më herët të mundeni.

1. Beqari i betuar

Ai di të sillet, është i zgjuar, tërheqës, i suksesshëm dhe puth shumë mirë. Ti sigurisht që je e vetëdijshme për numrin e grave që kanë qenë në jetën e tij dhe mendon pse ende nuk është martuar? Ka sharm dhe gjithçka tjetër, por sa herë diskutoni për këtë temë ai thotë: "S'kam gjetur ende të duhurën." 

Këtu ti nis të mendosh se je e duhura, por sipas sociologëve nëse asnjëra s'ka qenë deri tani e duhura për të, me shumë gjasa as ti s'do të jesh. Lidhjet e tij zgjasin maksimumi disa muaj dhe sapo ti kërkon diçka pak më serioze, ai zhduket nga sytë këmbët. Nëse një burrë i ka kaluar të 50-at dhe s'është martuar, me shumë gjasa s'ka për ta bërë kurrë.

2. Ai që s'e ka problem fare të martohet

S'e kemi fjalën për atë që s'i trembet martesës, por për atë tipin që mund të martohet 2,3,5 herë thjesht sepse mërzitet shpejt. Ky lloj mashkulli mund të ndahet nga ty sapo të ndjejë që romanca u zbeh. Pasioni iku dhe diçka tjetër e re ka dalë në skenë. Ai do të të fajësojë ty dhe do të thotë se ka gjetur "të duhurën". Pas martesës me "të duhurën" historia do të përsëritet sërish.

3. Burri materialist 

Ai është i paparë për të zgjedhur shampanjën më të mirë, por jo për të nxjerrë kuletën. Ka një aftësi fantastike për të joshur gratë dhe në të njëjtën kohë për të përfituar financiarisht prej tyre.  Vëreni re. Sa herë është momenti i faturës, ose ka harruar kuletën në shtëpi, ose e ka tek pantallonat e tjera ose i ka të gjitha paratë në kartë. Mund t'ja hiqni vizën që pas asaj darke.

4. Djali i mamit

Nuk ka asgjë të jesh i tillë për aq kohë sa ruhen balancat. Ai është i ëmbël, i kuptueshëm dhe shumë i dashur me ty. Fatkeqësisht, drejtohet nga një tjetër grua për çdo vendim që merr: nëna e tij! Ju jeni të tre në këtë lidhje dhe ky po që është problem. Mamaja e këtij lloji burri do ndërhyjë kudo dhe madje do të projektojë të ardhmen tuaj në çift. Ai jeton nën hijen e saj dhe kurrë, s'do të mund të marrë vendime i pandikuar. Zgjedhja është e juaja. 

5. Ai me sindromën e Piter Pan-it

40-vjeçari bebush! Me atë nuk mërzitesh kurrë nëpër tavolina, udhëtime apo party. Eshtë i ëmbël, i sjellshëm dhe të bën të kalosh kohën e jetës tënde, por kaq. Këtij lloji të dashuri nuk i thua dot se humbe punën apo se nuk ndihesh mirë pasi thjesht nuk të kupton. Situatat e vështira s'janë në repertorin e tij dhe do të duhet t'i kalosh e vetme. Eshtë një fëmijë që përgjegjësitë e trembin dhe largohet në kërkesën e parë serioze.

6. Kontrrolluesi i tmerrshëm

Fillimisht ti me të ndjen siguri dhe ngrohtësi. Pastaj fillon të mbytesh pasi gjithçka bëhet sipas rregullave të tij. Shkoni në restorantet që do ai, shihni filmat që ai do dhe madje, dilni vetëm me shokët e tij. 

Dalëngadalë ai përpiqet të vendosë edhe për mënyrën sesi ti do kalosh kohën tënde të lirë apo se çfarë do veshësh të shtunën mbrëma. Dyshon për çdo djalë që ti njeh dhe bën pyetje nga më ekstremet. Më e keqja nga të gjitha është se mendon që ka të drejtë. Këtë tip s'duhet ta shmangni. Prej tij duhet të vraponi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat