Këto 3 detaje të thjeshta mund ta bëjnë lidhjen tënde të zgjasë shumë

Life style

Këto 3 detaje të thjeshta mund ta bëjnë lidhjen tënde të zgjasë shumë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 08:51
Ilustrim

Ka disa faktorë që e bëjnë një marrëdhënie më të suksesshme dhe të bukur. Psikologët sugjerojnë nga vëzhgimi i marrëdhënieve se 3 detaje ndikojnë në jetëgjatësinë e një lidhjeje.

Të shoqëroheni jashtë

Nevoja jonë për të ndarë ekziston që kur jemi lindur. Duke u rritur, ajo bëhet gjithnjë e më intensive dhe bashkëjeton me nevojën tonë për t’i trokitur diku. Kur kjo nevojë plotësohet, ne ndihemi të plotë, të qetë dhe të sigurt.

Butësi

Ne gjithmonë do të dëshirojmë që të tjerët, të na tregojnë dashuri me fjalët dhe veprat e tyre. Kur partneri ynë është i butë me ne, ne ndihemi të lumtur dhe besojmë më shumë në veten dhe marrëdhënien tonë.

Mbështetje emocionale dhe afirmim

Shumica e njerëzve kanë nevojë për konfirmim dhe shpërblim në mënyrë që të vazhdojnë dhe të kapërcejnë pengesat që hasin. Kur partneri na mbështet, ne jemi më të sigurt në vetvete, relaksohemi dhe eliminojmë stresin dhe mendimet negative.

Çiftet që kanë arritur të ofrojnë tre elementët e mësipërm në marrëdhënien e tyre kanë më shumë gjasa të qëndrojnë bashkë më gjatë. Kushti është sigurisht që sjellja nga të dyja palët të jetë e njëjtë. Në një marrëdhënie të shëndetshme, të dy anëtarët kërkojnë kujdes, siguri dhe shoqëri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat