Shmangni këto gabime dhe marrëdhënia juaj do të bëhet më serioze

Life style

Shmangni këto gabime dhe marrëdhënia juaj do të bëhet më serioze

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Ndonëse nuk ka asnjë formulë sekrete për mënyrën se si duhet të funksionojë një marrëdhënie,  ka disa këshilla të provuara dhe të vërteta që mund t’ju ndihmojnë.

Nëse jeni prej kohësh në një marrëdhënie, ose nëse herë pas here e shihni se marrëdhëniet tuaja nuk kalojnë në stadin e radhës kur duhet të bëni plane së bashku për jetën atëherë ndoshta po bëni gabimet e mëposhtme:

1.     Mos prisni shumë për të bërë biseda serioze. Marrëdhëniet afatgjata kanë nevojë për kompromis, që do të thotë të përcaktoni herët se çfarë do dhe çfarë nuk do të pranoni. Të gjithë duhet të kuptojnë llojin e marrëdhënies që kërkojnë dhe gjërat me të cilat nuk do të bënin kompromis. Që një marrëdhënie të shkojë në fazën ku gjërat negociohen duhet të kenë kaluar të paktën nëntë muaj sipas studimeve, por  duke ditur se si është mendimi i tjetrit për martesën, fëmijët, vendin ku do të jetojë etj., do të parandalojë që ju të lëndoheni në fund. Shumë njerëz sakrifikojnë nevojat dhe dëshirat e tyre thelbësore fillimisht sepse shpresojnë se partneri do të  ndryshojë dëshirat në planin afatgjatë. Për këtë duhet ta pyesni njëherë nëse ai/ajo është i ose e gatshme ta bëjë.

2.     Mos qëndroni të përfshirë nga epshi. Muajt ​​e hershëm të një marrëdhënieje janë zakonisht një përzierje e epshit, argëtimit dhe spontanitetit, por zgjedhja e një partneri vetëm për kiminë seksuale është e destinuar të dështojë. Një marrëdhënie duhet të mbijetojë në tre faza - epshi, tërheqja dhe lidhja. Hulumtimet tregojnë se gjendja e epshit zgjat deri në pesë muaj, pasi ajo nxitet nga dëshira për kënaqësi seksuale e shkaktuar nga lirimi i hormoneve të testosteronit dhe estrogjenit. Këto ndikojnë në qendrën e kënaqësisë së trurit, që do të thotë se ju merrni shumë përforcime pozitive kur bëni seks. Por pas pesë muajsh, faza e epshit përfundon dhe nëse nuk keni shumë gjëra të përbashkëta me partnerin tuaj, ose nëse befas kuptoni se pa seks ai ju duket  i mërzitshëm ose i bezdisshëm, nuk ka gjasa që të qëndroni me të.

3.     E krahasoni me babain.Nëse jeni rritur nga prindër që nuk kanë ofruar dashuri, respekt ose besim, mund të ndodhë që të kërkoni një partner për të mbushur ato boshllëqe.Gjatë atyre muajve të parë të takimit me dikë, mund të filloni të shqyrtoni me kujdes sjelljen dhe tiparet e personalitetit të tij për të parë nëse tjetri plotëson apo tejkalon pritshmëritë që ju keni.  Nëse po e krahasoni me një prind që ndoshta ka dështuar në rrugëtimin e vet dhe përdorni përvojat tuaja negative për të hedhur poshtë shumë gjëra positive që partneri ka, marrëdhënia është e destinuar të dështojë. Edhe pse kjo mund të duket një mënyrë e arsyeshme për të mbrojtur veten, nuk është përgjegjësi e partnerit tuaj të rregullojë gjërat ose të mbushë një boshllëk që e keni juve.”

4.     Nuk i pranoni komplimentet. Njerëzit me vetëbesim të ulët kanë më shumë gjasa të interpretojnë gabimisht sjelljen e një partneri, duke e parë atë si mosmirënjohës ose shpërfillës. Kur ndihesh shumë e pasigurt dhe e gjen veten me dikë që të sheh anën tënde më të mirë, krahasimi i mënyrës sesi e shikon veten, në krahasim me mënyrën se si të shohin të tjerët, mund të jetë shkatërrues. Dhe në vend që të pranoni se duhet të punoni me vetëbesimin tuaj dhe problemet emocionale, mendoni se partneri është delirant apo i paaftë t’ju shohë se si jeni në të vërtetë. Prandaj ju humbni respektin për tap or edhe përshtypjen pozitive që ata kanë për ju.

5.     Flisni për ish-in tuaj. Të gjithë e kemi një histori të shkuar, por në marrëdhëniet e reja është më mirë ta lëmë historinë në të kaluarën. Kjo pasi marrëdhëniet e shkuara mund të ndikojnë tek ju kur krahasoni partnerin tuaj të ri me ish tuaj dhe projektoni tek ai problemet që kishte partneri i mëparshëm. Kjo është mungesë respekti, sepse partneri juaj i ri nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën. Askush nuk dëshiron të kalojë kohë me një partner të ri duke analizuar lidhjet e së kaluarës. Nëse e bëni këtë do të thotë që keni nevojë për kohë për veten tuaj, në mënyre që të mos shkatërroni marrëdhëniet e reja.

6.     E zgjidhni të dashurin ose doni të merrni vendime me të në periudhën e ovulimit. Nëse marrëdhëniet tuaja vazhdojnë të dështojnë, përpiquni të kuptoni ku qëndron problemi. Mund të jeni duke kërkuar për partnerin e ri në mes të ciklit menstrual,  ose jeni duke i kërkuar zyrtarizim të marrëdhënies gjatë kohës kur ovuloni. Për ta bërë këtë prisni derisa t’ju vijë cikli. Është thelbësore të pyesni veten se me kë dëshironi të kaloni jetën.

7.     Jeni ju që po përshtateni. Të jesh vetëm natyrisht mund të jetë e frikshme por mos e detyroni veten të kënaqeni me personin e gabuar. Askujt nuk i pëlqen të jetë vetëm dhe njerëzit në përgjithësi pëlqejnë të jenë në marrëdhënie afatgjata, monogame. Megjithatë, frika nga të qenit vetëm do të thotë që ju mund të përfundoni ose të kënaqeni me më pak se sa meritoni ose të përshtateni me një partner që nuk ju bën të lumtur.

8.     Përpiqeni ta “riformatoni” atë. Të përpiqesh t’I japësh formë partnerit duke e kthyer në personin që ju dëshironi, nuk do të funksionojë kurrë. Në fillim të një marrëdhënieje, ne priremi të pranojmë plotësisht partnerin për atë që është. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai vlerësim i pakushtëzuar dhe pozitiv që kishit për gjysmën tuaj tjetër fillon të zbehet. Mund të ndodhë madje që ju t’ju thoni të ndryshojnë pamjen ose sjelljen e tyre.Pranimi i një partneri ashtu siç janë është zgjidhja e vetme për t'ju garantuar suksesin afatgjatë të marrëdhënies."

9.     Vazhdoni takimet përmes aplikacioneve. Takimet me njerëz që i njihni nga internet janë gjithmonë një mundësi. Por nëse ju jeni duke dalë me dikë dhe vazhdoni të lini takime me njerëz të tjerë online, marrëdhënia juaj aktuale nuk do të zgjasë shumë. Ju nuk jeni si ai fëmija në dyqanin e ëmbëlsirave që nuk di se çfarë të zgjedhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat