Ja kur është koha ideale për seks

Life style

Ja kur është koha ideale për seks

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Studimet e fundit kanë zbuluar se kur është koha ideal për të bërë marrëdhënie seksuale.

Studiuesit gjetën se 78 për qind e burrave dhe 69 për qind e grave duan të bëjnë seks në momente të ndryshme të ditës.

Shumica e femrave duan të bëjnë seks para gjumit, rreth orës 11:21 në mbrëmje. Ndërsa, shumica e burrave duan ta bëjnë 15 orë më herët sesa gratë, pasi ngrihen nga shtrati, rreth orës 07:54.

Ky është rezultati i një studimi të ri, i cili na tregon se, meshkujt dhe femrat kanë orare të ndryshme. Studimi u krye me 2300 njerëz, nga një firmë lodrash seksi, për të parë sesi ndryshonte nxitja seksuale te burrat dhe gratë.

Kërkuesit gjetën se 78 për qind e burrave dhe 69 për qind e grave duan të bëjnë seks në momente të ndryshme të ditës.

Më tepër se një e katërta e burrave duan të bëjnë seks në mëngjes, nga ora 6 deri në 9, por vetëm 11 për qind e grave kanë pasion në këtë orar. Niveli i dëshirës te gratë rritet gjatë ditës dhe arrin pikun në orarin 11 deri 12 në mbrëmje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat