Këta janë thonjtë më trendi të momentit, mania e re e të gjitha vajzave

Life style

Këta janë thonjtë më trendi të momentit, mania e re e të gjitha vajzave

Më: 19 janar 2022 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Thonjtë kanë shumë rëndësi për çdo vajzë dhe grua, prandaj dhe trendet e reja “përqafohen” kaq lehtë. Së fundmi, trendi më i ri për thonjtë janë stickerat në manikyr. Ato aplikohen lehtë mbi manikyrin e thonjve, qoftë tradicional apo xhel, dhe krijojnë dekorime artistike në thonj.

Për momentin përveç  thonjve me xixa si  Chiara Ferragni dhe manikyrit të Dua Lipës me stil french si lëkura e kafshëve, trendi tjetër është përdorimi i stickerave. Ato janë figura të vogla që ngjiten lehtësisht në thonj dhe portretizojne dekorime me lule, figura gjeometrike, shkrime dhe madje edhe fytyra. Kjo është mënyra më e lehtë për të krijuar art tek thonjtë në mënyrë krejtësisht të përsosur, edhe nëse nuk jeni shumë të afta për të dizajnuar me furça.

Si të aplikoni sticker-at mbi thonj

Nëse zgjidhni të aplikoni një sticker mbi një manikyr tradicional, do të duhet të prisni që të thahet plotësisht manikyri,  ndërsa nëse përdorni xhelin do të duhet ta përdorni xhelin si ndihmë për ta qëndruar më mirë stickerin. Këto ngjitëse janë shumë të vogla dhe delikate zakonisht, ndaj duhet të trajtohen me kujdes.

Pasi manikyri bazë të jetë tharë, mund ta shkëputni stickerin nga fleta e tij ngjitëse me ndihmën e piskatores, duke e bërë më pas të ngjitet në sipërfaqen e thoit. Kushtojini vëmendje madhësisë së stickerit, e cila duhet të jetë në proporcion me sipërfaqen e thoit në mënyrë që të ngjitet në mënyrë të përsosur pa krijuar papërsosmëri.  Pasi ta keni vendosur stickerin, mund të përdorni një shtresë të sipërme manikyri transparent, tradicional ose xhel, në mënyrë që t’i jepni shkëlqim ose t’i bëni thonjtë më të shndritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat