A mund të jenë Demi dhe Gaforrja çift i përputhshëm?

Life style

A mund të jenë Demi dhe Gaforrja çift i përputhshëm?

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Ushqimet e gatuara në shtëpi, fundjavat duke u përqafuar në divan duke parë filma, koha e kaluar me familjen dhe një ton dashurie janë ato që zakonisht do të gjenit në një marrëdhënie Dem-Gaforre.

Kur demi tokësor dhe gaforrja e ndjeshme bashkohen, mund të ndihet sikur dy shpirtra binjakë më në fund bashkohen.

Edhe pse ata kanë pjesën e tyre të dallimeve, ky çift romantik ka atë që duhet për ta bërë një lidhje të qëndrueshme. Pajtueshmëria Dem-Gaforre do t’ju tregojë gjithçka që duhet të dini për këtë çift të shenjës së tokës dhe ujit.

“Demi dhe Gaforrja janë jashtëzakonisht të pajtueshëm”, thotë astrologia Clarisse Monahan për Bustle. “Demi vlerëson besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në marrëdhënie, dhe Gaforrja është sigurisht një partner besnik dhe i dashur. Demi, duke qenë një shenjë fikse e tokës, ndihmon Gaforren e ndjeshme të hapet lehtësisht. Të dy mbështesin tjetrin dhe ka thellësi emocionale në marrëdhënie”.

Kur përcaktojnë përputhshmërinë, astrologët do të kërkojnë disa aspekte planetare. “Gaforrja dhe Demi formojnë një kënd 60 gradë”, shpjegon astrologja profesioniste Tess Lee. Ky kënd prej 60 gradësh mund të mos duket aq i rëndësishëm sa elementët në astrologji, por në fakt është një nga aspektet më të favorshme për pajtueshmërinë”.

“Kjo krijon një marrëdhënie harmonike midis shenjave”, thotë Lee. “Gaforrja dhe Demi janë rehat duke qenë pranë njëri-tjetrit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat