Këto janë pyetjet që duhen bërë patjetër në takimin e parë

Life style

Këto janë pyetjet që duhen bërë patjetër në takimin e parë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 08:53
Ilustrim

Të gjithë i kemi parasysh pyetjet tipike të takimit të parë: Me çfarë merresh? Çfarë të pëlqen? Nga je? Cilat janë hobet e tua? Janë të gjitha të nevojshme, por edhe shumë të mërzitshme. Në vend të tyre, ju mund të zgjidhni pyetje nga lista që do ju paraqesim më poshtë që janë krijuar për të frymëzuar një bisedë më të këndshme ndërsa je ende duke kuptuar çfarë njeriu ke përballë. Na besoni kur ju themi se do kuptoni shumë!

Si do ta kaloje të dielën perfekte?

Çfarë fëmije ke qenë?

Duhet të kesh ndonjë nofkë… çfarë fshihet pas saj?

Në ç’vend ke dashur gjithmonë të shkosh?

Cila ka qenë puna jote më e keqe?

Ç’libër ke lexuar këto kohë?

Je i fiksuar me ndonjë personazh të famshëm?

Çfarë do shpëtoje të parat nëse shtëpia jote do shembej?

Me ç’lloj stërvitjesh, sporti merresh?

Ke një njeri që të frymëzon?

Nëse do fitoje 1 milion $, çfarë do kishe blerë ?

Cila është gjëja e parë në listën e planeve?

Çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe, kur ishe i  vogël?

Cila është dhurata më e bukur që ke marrë?

Nëse do kishe një fuqi të mbinatyrshme, çfarë do doje të ishe? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat