Gjithmonë keni dashur të flisni me ta: Sa fjalë mund të kuptojë vërtet një qen

Life style

Gjithmonë keni dashur të flisni me ta: Sa fjalë mund të kuptojë vërtet një qen

Më: 21 janar 2022 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Edhe pse nuk mund të flasin, qentë kuptojnë shumë nga ato që u thonë njerëzit

Ata madje kuptojnë disa fjalë dhe fraza për të cilat jeni absolutisht të bindur se nuk e kanë idenë se çfarë kuptimi kanë. Ata dinë më shumë nga sa mendojmë ne.

Megjithëse fjalori i qenve nuk është aq i madh sa yni, një studim i ri tregon se qeni mesatar mund t’u përgjigjet vazhdimisht 89 fjalëve ose frazave.

Pothuajse gjysma e këtyre fjalëve janë urdhërime, si “ulu” apo “ndalo”, por kuptohen edhe disa fjalë të përgjithshme, si “prit”, si dhe emra si “shpërblim”.

Është përcaktuar se qentë më të stërvitur në të vërtetë u përgjigjen më shumë se 200 fjalëve specifike, që është afërsisht e barabartë me fjalorin e një fëmije dyvjeçar.

A ndryshojnë rezultatet nga raca në racë?

Ndërsa raca dhe statusi i trajnimit të një qeni (për shembull, një qen policie) duket se ndikojnë në volumin e fjalorit të qenit, mosha dhe karakteristikat e pronarit nuk ndikuan në listë.

Por ç’të themi për qenin mesatar të përkëdhelur?

Duke përdorur një sondazh në internet, autorët e studimit aktual u kërkuan pronarëve të qenve të raportonin se si kafsha e tyre është përgjigjur ndaj 172 fjalëve dhe frazave.

Gjithmonë ekziston rreziku me këtë lloj hulumtimi që pronarët të mbivlerësojnë kuptimin e kafshës së tyre. Por hulumtimi i mëparshëm mbi këtë test të fjalorit specifik mes foshnjave ka zbuluar se prindërit e kuptojnë fëmijën e tyre më mirë se një vëzhgues i trajnuar, kështu që e njëjta gjë mund të zbatohet edhe për kafshët shtëpiake.

Pronarëve të qenve në sondazhin aktual iu kërkua të vlerësonin përgjigjen e qenve të tyre ndaj fjalëve dhe frazave të caktuara në një shkallë nga zero në pesë.

Një pikë zero do të thotë që qeni i tyre nuk i është përgjigjur kurrë në mënyrë specifike ose të vazhdueshme një fjale ose fraze. Ndërsa rezultati prej pesë pikësh nënkuptonte që qeni e bënte atë shpesh, edhe kur fjalët thuheshin në vende të ndryshme, me tone të ndryshme dhe nga njerëz të ndryshëm.

Kishte gjithsej dhjetë fjalë ose fraza që njiheshin në mënyrë specifike nga më shumë se 90 për qind e të gjithë qenve.

Këto fjalë dhe fraza të zakonshme përfshinin emrin e qenit, si dhe “ulu”, “eja”, “qen i mirë”, “poshtë”, “qëndro”, “ndal”, “jo” dhe “lëre atë”. Në të kundërt, vetëm disa qen ishin në gjendje t’u përgjigjeshin vazhdimisht dhe konkretisht frazave dhe fjalëve të tilla si “fshini këmbët”, “pëshpëritni”, “me zë të lartë” si dhe emrat e shëtitësve të qenve, kujdestarëve ose lukunive.

Gjithmonë ekziston mundësia që qentë në sondazh të përfshijnë gjeste njerëzore dhe informacione të tjera kontekstuale në kuptimin e fjalëve të caktuara. Për më tepër, meqenëse shumë prej këtyre qenve i janë nënshtruar trajnimit në bazë të bindjes, ekziston mundësia që një qen plotësisht i patrajnuar të ketë një fjalor prej më pak se 89 fjalësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat